MENU
klinika

Detajet

Durrës/ Zbulohet fragmenti i një anijeje 400-vjeçare

31.10.2018 - 12:57

Ditët e fundit në bregdetin e Kepit të Rodonit, në veri të Durrësit, është zbuluar fragmenti i një anijeje që i përket periudhës pasmesjetare.

Arkeologët mendojnë se ky fragment, me gjatësi rreth 20 metra, është pjesë e një anijeje 300-400 vjeçare dhe u zbulua farë pranë vijës detare.

Zbulimi u emërtua “Rodon 4”, pasi vjen pas zbulimit të tre relikteve të tjerë në të njëjtën zonë. Këto zbulime janë pjesë e punës që po bëhet për hartimin e hartës arkeologjike nënujore, projekt që drejtohet nga arkeologu nënujor Adrian Anastasi.

Dy reliktet e para të zbuluar në Kepin e Rodonit besohet se i përkasin anijeve të një periudhe shumë më të hershme. Sipas arkeologëve, anijet dëshmojnë aspektin ekonomik e tregtar të Durrësit të lashtë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare tregtare që ekzistonin midis qytetit dhe qyteteve të tjera mesdhetare.

Pasi është bërë fotografimi e dokumentimi i plotë, fragmenti është mbuluar sërish duke iu nënshtruar një procesi të njohur, atij të konservimit.

Ndërkohë që priten rezultatet e analizave të karbonit për të përcaktuar më saktë periudhën kohore së cilës i përket “Rodon 4”, vijon puna për të kuptuar mënyrën e ndërtimit të anijeve në periudha të ndryshme të zhvillimit të njerëzimit, duke nisur që nga antikiteti e deri pas mesjetës.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin