Menu

Banesa mesatare

Durrsakët më lirshëm, kuksianët më ngushtë

11.10.2018

Shqiptarët kanë shtëpi më të madhe në Durrës dhe Tiranë, ndësa më ngushtë për banim janë banorët e Kukësit dhe të Korçës. Statistikat rajonale të Instat tregojnë se sipërfaqja mesatare e banimit në Qarkun e Durrësit është 95 m2, ndërsa në atë të Tiranës 94.7 m2.

Megjithëse çmimet e pasurve të paluajtshme në këto qarqe janë më të larta, hapësirat e banimit janë më të bollshme. Kjo lidhet edhe me numrin më të madh të ndërtimeve të reja, që në vlera mesatare, kanë sipërfaqe më të lartë krahasuar me ndërtimet e para viteve ‘90.

Sipërfaqet e banesave reflektojnë diferencat në zhvillimin ekonomik dhe demografik mes qarqeve të ndryshme, por jo vetëm. Qarqet e Durrësit dhe Tiranës kanë edhe numrin më të madh të ndërtimeve informale. Në shumicën e rasteve, bëhet fjalë për vila me më shumë se një kat dhe që kanë sipërfaqe më të mëdha krahasuar me apartamentet.

Në fund të renditjes është qarku i Kukësit, me një sipërfaqe mesatare banesash prej 79.6 m, i paraprirë nga qarku i Korçës me 81.7 m2.

Instat raporton se Shqipëria ka rreth 770 mijë banesa dhe afërsisht një e treta ndodhen në qarkun e Tiranës. Numri më i ulët i banesave regjistrohet në Kukës, me rreth 18 mijë të tilla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


75% blihen me kredi

Një pronë shitet për 10 muaj


Makinat elektrike

Gara për Europën Lindore

Shqipëria, renditje negative

Transporti detar…në fund të botës

Kredia për shtëpi

Kërkesa do të dyfishohet

71 mln euro më pak

Ulet borxhi i jashtëm

Parashikimet e Komisionit Europian

Si do ndikojë ‘mpakja’ e energjisë në ekonomi?

Kosto gjyqësore e dëmshpërblimit

35%…për të marrë atë që të takon