MENU
klinika

Marrin pasaportat kosovare

Dy talentë lënë Zvicrën për Kosovën

18.10.2018 - 18:11

Kosova po përjeton vërtet moment të mira në futboll dhe kjo po ndikon edhe te futbollistët e ndryshëm me origjinë kosovare që të zgjedhin vendin e tyre. Rasti i fundit është ai i dy talentëve Shkëlqim Demhasaj dhe Mirlind Kryeziu, që bëhen me pasaporta kosovare.

Deri tani, Demhasaj dhe Kryeziu kanë luajtur për ekipin përfaqësues të Zvicrës U-21. Dyshja ishte në pritje të pasaportave të Kosovës dhe kjo bëri që mos të grumbullohen për ndeshjet e muajit tetor ndaj Maltës dhe Ishujve Faroe.

demhasaj shkelqim
demhasaj shkelqim

Demhasaj dhe Kryeziu pritet të jenë të grumbulluar në ndeshjet vendimtare të Kosovës ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit. Në një prononcim për Telegrafin, super sulmuesi i talentuar, Shkëlqim Demhasaj ka konfirmuar marrjen e pasaportës.

Demhasaj, 22-vjeçar, e ka nisur mirë këtë edicion me Luzernin, ku në 12 ndeshje ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë tre asiste. Kryeziu, që edicionin e kaluar fitoi Kupën e Zvicrës me Zurich, ka luajtur 7 ndeshje në Superligë dhe llogaritet si njëri nga mbrojtësit më të talentuar të këtij kampionati.

mirlind kryeziu
mirlind kryeziu

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN