MENU
klinika

Serie A, java 10

Dygolësh i Ronaldos, Juve përmbys Empolin

27.10.2018 - 20:01

Juventus rikthehet te fitorja pas ndalesës me Genoa-n në shtëpi, një sukses 2-1 që ka ardhur me përmbysje në pjesën e dytë nga këmbët e Cristiano Ronaldo-s, teksa thuajse i vetëm ka mposhtur Empolin në transfertë.

Megjithëse miqtë kontrollojnë lojën, ata nuk arrijnë të krijojnë mundësi shënimi ndaj një kundërshtari që lufton me shpirt për çdo top dhe madje gjen golin e avantazhit në minutën e 28’ falë Caputo-s.

Në fund të pjesë së parë vendasit mund të kishin fituar një penallti pas një topi me dorë brenda zonës nga një prej lojtarëve të Juve-s, por arbitri nuk mendoi ashtu.

Pas pushimit ishte një Juve tjetër, me inat dhe vendosmëri. Dhe në minutën e 54’ Ronaldo barazon nga pika e bardhë e penalltisë. Goli motivon më shumë miqtë dhe ishte përsëri Ronaldo ai që lëshoi një predhë të pandalshme nga 20 metra distancë duke kaluar të tijtë për të parën herë në avantazh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN