MENU
klinika

Nxitoni për Angiografi!

Dyshon për vrimë në zemër? Duhet të dish që…

06.10.2018 - 16:57

Është procesi gjatë së cilit një enë gjaku bëhet vizibël në rrezet X nëpërmjet injektimit të një substance kontrasti.

Kampionë gjaku mund të merren nga çdo dhomë e zemrës dhe niveli i oksigjenit mund të matet në secilën prej tyre.

Kjo është shumë e vlefshme në rastet kur dyshohet ekzistenca e vrimave në zemër, të cilat bëjnë të mundur që gjaku i paoksigjenuar të përzihet me gjakun e oksigjenuar.

Ky është një test shumë i rëndësishëm te fëmijët që mendohet të kenë vese të lindura të zemrës.

Përveç koronarografisë, kateteret shërbejnë edhe për të dhënë imazhe të vetë zemrës si dhe të arterieve të tjera.

Lëndët e kontrastit radio opake injektohen në dhomat e zemrës dhe ndërkohë zemra filmohet me rreze X ndërkohë që lënda e kontrastit qarkullon brenda saj.

Nëpërmjet kësaj metode tregohet si funksionon muskuli i zemrës gjatë kontraktimit të tij dhe nëse lënda e kontrastit shkon jo në drejtimin e duhur, indikon probleme të valvolave kardiake.

Pasi kateterizimi kardiak përfundon, kateteret nxirren nga organizmi. Në rast se kateteri është futur nga ndonjë arterie e krahut, atëherë kjo mund të ketë nevojë të qepet.

Në rast se kateteri është futur në arterien femorale në rreze të kofshës, atëherë vendi i funksionit mund të mbyllet thjesht duke ushtruar presion në të për rreth dy orë.

Në këtë rast, pacienti duhet të qëndrojë shtrirë për disa orë dhe mund të ketë pak hemorragji pas ndërprerjes së ushtrimit të presionit mbi të.

Në rast se zona përreth arteries së përdorur fryhet dhe gjaku fillon të grumbullohet në të, atëherë kjo quhet hematomë. Kur hematoma është e madhe, atëherë kirurgu duhet të ndërhyjë duke e pastruar atë si dhe duke qepur direkt arterien.

Aktualisht, ekzistojnë teknika nëpërmjet të cilave vrima në arterie mbyllet automatikisht pasi kateteri zhvendoset, duke zvogëluar probabilitetin e komplikacioneve të ndryshme.

Sikurse çdo procedurë invazive edhe kateterizimi kardiak përmban një seri rreziqesh. Megjithëse ndodh shumë rrallë, vetë muri i zemrës mund të lacerohet nga kateteri i përdorur. Kjo mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale urgjente.

Herë të tjera, zemra mund të shfaqë ritëm jo të rregullt si pasojë e ngacmimit të kateterit. Fatmirësisht këto ritme korigjohen vetë, por ata mund të kërkojnë edhe trajtim farmakologjik.

Disa pacientë mund të shfaqin alergji nga lënda e kontrastit të përdorur.

Shumë rrallë, një atak kardiak ose ‘stroke’ mund të ndodhë si rezultat i kateterizimit kardiak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN