MENU
klinika

Krim makabër

E rëndë/ Shqiptari në Zvicër i preu kokën gjyshes

22.10.2018 - 22:07

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytezën Frauenfeld të Zvicrës në një familje shqiptare.

Një grua 74 vjeçare, shqiptare nga Maqedonia, është gjetur me kokën e prerë në banesën e saj.

Sipas raportimit të mediave vendase, ngjarja e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e 16 tetorit dhe nën arrest për krimin e shëmtuar është vënë nipi i 74 vjeçares, një 19 vjeçar shqiptar i cili kishte nënshtetësi italiane.

lajmi nga mediat zvicerane-konica.al
lajmi nga mediat zvicerane-konica.al

Në pranga është vënë shtetasi Fatmir T. Policia dyshon madje se 19 vjeçari e ka filmuar vrasjen makabre të gjyshes së tij.

vendi i ngjarjes-konica.al
vendi i ngjarjes-konica.al

Kur policia ka shkuar në vendngjarje ka gjetur vetëm trupin e të moshuarës, e cila është identifikuar vetëm pas autopsisë.

vendi i ngjarjes_konica.al
vendi i ngjarjes_konica.al

I riu është arrestuar disa orë më vonë në afërsi të aeroportit. Sipas emisionit “20 Minuten”, i riu kishte kohë me probleme psikike dhe probleme me drogën ndërsa rrethanat e krimit brutal janë ende të pa qarta.