MENU
klinika

Serie A, java 8

E teta radhazi për Juven, “firmos” Ronaldo

06.10.2018 - 19:53

Juventus nuk ka të ndalur këtë sezon, teksa ka fituar 2-0 edhe në fushën e Udinese-s, me dy gola të shënuar në pjesën e parë, ku rikthehet Ronaldo, duke lënë pas edhe ngjarjet e fundit, me akuzat ndaj tij për përdhunim.

Është fitorja e tetë radhazi, që do të thotë se bardhezinjtë udhëheqin me pikë të plota, 24, duke shënuar 18 gola dhe pësuar 5, 9 pikë para Napolit të vendit të dytë (ka një ndeshje më pak).

Presion konstant i bardhezinjve në 45 minutat e para, që pritën me qetësi momentin e golit të parë, i shënuar në minutën e 33-të. Zbritje e shpejtë në sulm e Cancelo-s, kros i saktë për Bentancur, i cili me kokë nuk fali.

Gjithçka e thjeshtë, gjithçka si një stërvitje për kryesuesit e Serisë A, sepse 4 minuta më vonë Cristiano Ronaldo mori një pasim perfekt nga Mandzukic dhe shënoi golin e dytë me një goditje të fuqishme me të majtën.

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN