MENU
klinika

Rivjen nga Toena

Emilios Somau sjell librin ‘’Urrejtja, gjysma e hakmarrjes’’

19.10.2018 - 12:17

“Urrejtja, gjysma e hakmarrjes” sjell në shqip shkrimtarin qipriot Emilios Somau. Ai ka fituar disa çmime “Çmimi Europian për Letërsinë 2013”, për romanin “Ditari i një pabesie” botuar në shqip në vitin 2015 nga Botimet Toena.

Shkrimtar qipriot vjen me librin “Urrejtja, gjysma e hakmarrjes” me përkthimin e Kristo Pulla, vjen te lexuesit shqiptarë si përzierje historiko-policore, një triller që shpreson të zërë vënd në shijet e publikut. Në të mpleksen karakteret njrëzore dhe del në pah sjellja e një shoqërie përkundrejt situatës që sa kompleksohet edhe rrezikohet për gjendje ekstreme.

Ngjarja tirret mes së shkuarës dhe së tashmes, midis hakmarrjes dhe detyrës, midis dashurisë dhe urrejtjes, urrejtja loz me gjysmën e saj, antagonizmat janë gjithmonë tërheqëse dhe pjesë gjithmonë e jetës njerëzorë, në disa raste njeriu është në kontradiksion.

Në këtë libër autori rend të na pasqyrojë një histori trilli midis dy periudhave historike të Greqisë. Këto paralele historike vihen te ai në roman për të shtënë te lexuesi historinë që ka tronditur Greqinë politike.

Situatat që thuren nga autori nëpërmjet mendiiti të tij sjell një ngjarje që mund të shpallte luftë në Greqi. Ai merr shkas nga situatat që ndodhnin në Qipro në paralelizmat historikë.

Më 21 prilli 2013, u vranë dhe iu prenë kokat në mënyrë të tmerrshme dy anëtarëve të Trojkës në një hotel qendror të Athinës që sipas kalendarit Gregorian, kjo datë përputhej me datën e Masakrës së Dhilesit para 143 vjetësh, më 21 prill të vitit 1870, të Enjten e Madhe. Duhet thënë se kjo ngjarje është e trilluar nga autori.

Vëllezërit Arvanitaki, me një nga bandat më famëkeqe të shek. XIX me 21 persona, të drejtuara nga kryebanditi Tako Arvanitaki, të cilët ndiqeshin nga ligji për disa vrasje dhe vjedhje, morën peng lord Mankasterin e Britanisë, Frederik Vainerin, si dhe një grup turistësh anglezë, teksa ishin duke vizuar qytetin e Marathonës në Greqi.

Kriza u shmang vetëm pasi Greqia ndërmorri një fushatë në shtypjen e bandave që vepronin në territorin e saj.

Ngjarjet që mund të ndodhin nën një siluetë politike kanë nga pas edhe inskenimet, intrigat dhe prapaskenat e situatave, dhe për këtë duhet një kundëreagim.

Këtu autori nxjerr në pah situatën e ndodhur nga trilli, reagimet e politikës, shoqërisë ku dalin në pah prapaskenat e vërteta të ambientit shoqëror dhe politik ku përfundimi duhet me qenë i rreptë, një mësim për gjithë ata që guxojnë.

Në Greqi e asaj kohe vlonte gjithandej, si papunësia, uria, taksat, vetëvrasjet, kriminaliteti, të pastrehët, ultimatumet ndërkombëtare, europianët, liderët partiakë dhe korrupsioni, ofendimet kundër grekëve, kundër popullit të thjeshtë, qethja e depozitave, pa shkak dhe në mënyrë provokuese, duke përhapur një mori gënjeshtrash mbi para të pista që qarkullonin nëpër banka etj., sigurisht që do të dilte një prej të vuajturve që t’u priste kokat.

Gjithashtu në roman dalin në shesh mangësitë dhe zhdrejtësimet e një shteti në krijim, interesat ekonomike, por edhe ndërhyrjen e hapur të fuqive të huaja në Greqi.

Syri i prehtë i autorit Emilios Somolou shpall në mendjen e një trilli sjelljet njerëzore, në rrugëtim nga Greqia e krijimit deri më sot, duke e paraqitur urrejtjen si hakmarrje, nxjerr në pah vrasësit.

Pa ngatërruar ngjarjet, rrugëtimi i këtij libri nis i strukturuar dhe i formuar në kapituj ku shprehen  historiku, funksioni i shoqërisë, ndërthurjet, karaktteret, narracioni i vet autorit në ndërthurjen e personazheve.

Ky libër pretendon të japë një vlerë të merituar për letërsinë bashkëkohore, të japë më dëshirë dhe vëmendje, më frymëzim për librin dhe për artdashësit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Duhen lexuar patjetër

Njihuni me botimet më të reja


"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe