MENU
klinika

Referendumi në Maqedoni

‘Emri’ shkon në parlament, NATO: Dyert tona të hapura

01.10.2018 - 09:25

Mbrëmjen e të dielës, kryeministri i Maqedonisë deklaroi se do të çojë në parlament çështjen e emrit të ri të vendit, ndonëse koalicioni i tij pranoi se referendumi dështoi të sigurojë një pjesëmarrje prej 50 për qind të votuesve që të quhej i suksesshëm.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në referendum morën pjesë 36.79 për qind e votuesve dhe prej tyre, sipas rezultateve paraprake kur janë numëruar 97 për qind e votave, 91.37 për qind kanë votuar në favor të ndryshimit të emrit.

Zaev tani synon që çështja e emrit të kalojë në parlament përmes ndryshimeve kushtetuese, por për këtë nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve, të cilat shumica parlamentare nuk i ka.

Nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese, atëherë Kryeministri maqedonas, tha se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, në fund të muajit nëntor.

Referendumi
Referendumi

Ai tha se “marrëveshje më të mirë me Greqinë nuk ka dhe nuk mund të ketë. Anëtarësimi në NATO dhe Bashkim Evropian nuk ka dhe nuk mund të ketë alternativë. Të mos lajmë me ardhmërinë dhe Maqedoninë tonë”.

Ky është referendumi i dytë që nga pavarësia e Maqedonisë në vitin 1991, duke përjashtuar një referendum të shqiptarëve në vitet e hershme të nëntëdhjetave për kantonizimin e vendit që nuk qe njohur nga autoritetet dhe as qenë shpallur ndonjëherë rezultatet.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se dyert e Aleancës Veri-atlantike mbeten të hapura për Maqedoninë.

Në një një postim në rrjetin twitter ai mirëpriti votën PRO, në referendumin në Maqedoni.

Stoltenberg:”U bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve dhe partive që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me përgjegjësi për të kapur këtë moment historik. Dera e NATO-s është e hapur, por të gjitha procedurat duhet të përmbushen”.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!