MENU
klinika

Befason këngëtari

Enca publikon këngën e re, Noizy e tall në “Instagram”

13.10.2018 - 11:05

Një ditë më parë, Enca publikoi këngën e saj më të fundit, e cila është një bashkëpunim me reperin e Don Phenom.

Por edhe pse më parë kanë qenë miq të mirë, duke publikuar edhe duete së bashku, tashmë mes Noizyt dhe Encës gjërat nuk janë njësoi e këtë e tregon edhe një postim I fundit në Instagram nga reperi.

Menjëherë pas publikimit të këngës nga Enca, Noizy publikoi një foto me dy lopë, ndërsa më pas e fshiu atë.

Adhuruesit e Encës reaguan duke shkruar shumë komente negative në drejtim të reperit. Noizy e ka rival Don Phenomin nga TBA dhe nuk është çudi që mund të ketë sulme të tilla.