MENU
klinika

Zbulon dhe aktorin më të mirë

“Në ‘Portokalli’ ka njerëz që hanë bukën kot”

07.10.2018 - 10:50

Eneda Tarifa është një artiste e kompletuar, e cila përveçse një këngëtare e mrekullueshme, e tregoi kur ishte pjesë e programit të humorit “Portokalli” se është një edhe një aktore dhe prezantuese mjaft e mirë.

Por e ftuar në “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj, Eneda është rikthyer të flasë për “Portokallinë”, duke befasuar pasi tha se aty ka njerëz që hanë bukë kot, por nuk përmendi emra.

“Nuk besoj se dua të krijoj dhe të bëj armiq në këto momente kështu që besoj se do mbetet për të ta thënë në kafe. Ka njerëz që hanë bukë kot”, tha Eneda.

Prezantuesja ndau me moderatoren Dembacaj edhe momentin më të bukur që ka përjetuar në kohën kur ishte pjesë e stafit të Portokalli.

“Kujtimi më i bukur është sigurisht momenti kur erdhën në spital dhe morën një sekuencë kur unë sapo kisha lindur Arjan dhe u bë pjesë prezenca ime dhe e saj, edhe pse unë nuk isha në shfaqjen e fundit të Portokallisë. Ai ka qenë një nga momentet më të bukura, pastaj në skenë ka plot”, u shpreh artistja.

Ndër të tjera, Eneda ka zbuluar aktorin e preferuar që ka patur në emisionin e humorit.

Vend të veçantë mban Flori, i cili është shumë i talentuar, një njeri me shumë dimensione që di të krijojë karaktere dhe pse nuk ka bërë një shkollë për aktrim. Këta njerëz që ecin vetë dhe vetëm me punën e tyre, unë i adhuroj. Me një respekt dhe mall të veçantë, ne vazhdojmë miqësinë me familjen e tyre”, tregon Eneda.