MENU
klinika

Rrëfimi i Elseid Hysajt

“Erdha nga hiçi, goli i parë për djalin”

18.10.2018 - 17:39

Nuk shkëlqen me Kombëtaren shqiptare, ndoshta jo për faj të tij, por në ekipin e Napolit, Elseid Hysaj është konstant, gati-gati i pazëvendësueshëm edhe me trajnerin Carlo Ancelotti. Mbrojtësi kuqezi ka folur sot për “Radio Kiss Kiss Napoli”, duke prekur shumë tema.

Ai ka folur për gjendjen e skuadrës dhe të tijën personale, konkurrencën me Malcuit dhe punën me trajnerin Ancelotti: “Do të jemi të gjithë gati për të shtunën, pasi jemi kthyer nga kombëtaret. Ndeshjet e fundit kanë qenë të rëndësishme për moralin tonë. Kur fiton, natyrisht që je më i qetë. Në Udine do të jetë e vështirë, si çdo herë, por Napoli synon fitoren.

KAMPIONATI MBYLLUR? Jo, nëse mund të mbyllet me 6 pikë diferencë, atëherë është e kotë të luash. Fitorja me Liverpool në Champions League na jep besim. Mund t’ia dalim ndaj çdo kundërshtari. Nëse mundëm Liverpool, mund të mundim edhe PSG-në, mjafton t’i bëjmë gjërat me qetësi. Nuk duhet të mendojmë shumë për sulmin e PSG-së.

Ata duhet të shqetësohen për Napolin, pasi mbrojtja jonë nuk pësoi gol nga Liverpool. Insigne është një djalë i zoti, i rëndësishëm për Napolin. Ka teknikë dhe intuitë. Ancelotti ka bërë që e ka afruar me portën.

TRAJNERI YNË? Gjithmonë ka fituar dhe shpresojmë ta bëjë këtë edhe me Napolin. Çdo lojtar duhet të japë më shumë në këtë situatë. Një apo dy ndeshje nuk e ndryshojnë mentalitetin e një lojtari. Nëse nuk luan, nuk është se nuk stërvitesh më, përkundrazi, stërvitesh më fort.

I DJATHTË APO I MAJTË? Është gjithmonë bukur të bësh diçka të re në jetë, sepse në të kundërt, mungon pasioni për të ecur përpara. Duhet të shtysh përpara, të adoptohesh me gjithçka në jetë.

ancelotti e hysaj
ancelotti e hysaj

Ancelotti është një person i zoti, para se të jetë një trajner i mirë. Di të qeshë, të bëjë humor dhe se kush është detyra e tij. Ka diçka të veçantë, por nuk e di çfarë. Ishte shumë i zoti dhe hyri në zemrat tona shumë shpejt, po ashtu edhe të qytetit. Shpresojmë të vazhdojmë kështu. Personalisht, duhet të punoj për të përmirësuar lojën sulmuese. Po bëjmë mirë si skuadër.

MALCUIT? Më pëlqen, është lojtar dhe djalë i mirë. Konkurrenca bën mirë në punë. Me Verdin kam luajtur tek Empoli, është një lojtar shumë i mirë. Nuk kam shënuar në Serie A, po është e vërtetë. Po përpiqem dhe shpresoj t’ia arrij qëllimit.

DEDIKIMI PËR GOLIN? Do të jetë për djalin tim. Kam ardhur nga hiçi dhe e di që sakrifica sjell rezultate. Kam luajtur në Champions League dhe me Kombëtaren. Për mua është një krenari emri që mbaj në fanellë”, – ka thënë ndër të tjera Elseid Hysaj në intervistën për “Radio Kiss Kiss Napoli”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN