Menu

Interesat e fshehura

Erdogan kërkon ‘vetminë e çmuar’ larg nga aleanca me Perëndimin

11.10.2018

Shumë analistë kanë shkruar kohët e fundit se rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla është i kërcënuar tanimë. Sistemi pas Luftës së Dytë Botërore duhet të reformohet për të përballuar më mirë sfidat globale të sotme; multilateralizmi dhe institucionet globale duhet të mbrohen përballë lëvizjeve drejt bilateralizmit; aleancat duhet të rifillojnë në disa raste dhe të forcohen në disa raste të tjera.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Ndërkohë, një shpëtimtar i vetëdeklaruar ka dalë në skenë: Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara muajin e kaluar, ai mbrojti me entuziazëm tregtinë e lirë, multilateralizmin dhe rendin liberal ndërkombëtar.

Por rekordi i fundit i Turqisë nuk përputhet me këtë retorikë të re: Erdogani ka kërkuar aleanca alternative larg nga Perëndimi, ka kërkuar “vetminë e çmuar” dhe është ankuar për përqendrimin e pushtetit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së vetëm në 5 kontinente.

Ndërkohë, Turqia po largohet nga normat liberale demokratike: Për herë të parë që kur filloi raporti i “Lirisë në Botë” në vitin 1999, Freedom House e cilësoi vendin si “jo të lirë” në vitin 2018.

Në të vërtetë, mesazhet e fundit nga Erdogani reflektojnë shqetësimin rreth vështirësive ekonomike në rritje të vendit. Pavarësisht rezistencës ideologjike të Erdoganit ndaj parimeve të rendit liberal, ai e di se zgjidhjet për problemet ekonomike të vendit të tij vijnë në këtë mënyrë.

Jo shumë kohë më parë, ekonomia e Turqisë ishte në rritje e nga vendet në zhvillim, duket se ajo po ecte më mirë.

Reformat institucionale dhe makroekonomike pas krizës ekonomike të vitit 2001, përpjekjet për demokratizim me ndihmën e bisedimeve të anëtarësimit në BE në 2005 dhe liberalizimi ndihmuan për tu përafruar me standardet e BE-së, si dhe përforcuan integrimin e vendit në rendin ekonomik global. 

Sipas shifrave të FMN-së, rritja mesatare vjetore e ekonomisë së Turqisë midis viteve 2002 dhe 2015 ishte 5.9 përqind, duke tejkaluar tregjet e tjera në zhvillim si Brazili, Argjentina, Afrika e Jugut dhe Rusia.

Bashkimi doganor Turqi-BE në veçanti, ndihmoi Turqinë për të liberalizuar më tej dhe për të zgjeruar tregtinë e saj të jashtme edhe me pjesën tjetër të botës. Anëtarësimi në NATO, G-20, Organizata Botërore e Tregtisë dhe lidhje të tjera me aleancën trans-atlantike u bënë përbërës kryesorë të 2fuqisë së butë” të Turqisë në fillim të viteve 2000. Turqia përjetoi përfitimet e rendit liberal.

Megjithatë, këto janë ditët e një përralle zanash nostalgjike. Sot, fjala “regres” shpesh përdoret për të përshkruar normat e shkatërruara ekonomike dhe demokratike në Turqi. 

Ekonomisti i mirënjohur Daron Acemoğlu ka theksuar qartë se erozioni institucional; qëndron në rrënjë të problemeve aktuale të Turqisë. Ndër shqetësimet kryesore të investitorëve janë pavarësia e Bankës Qendrore, emërimi i Presidentit Erdoan si kreu i fondit të pasurisë sovrane të vendit dhe emërimi i dhëndrit të tij (gjithashtu ministri i thesarit dhe financave) si zëvendësi i tij në bordin e fondit.

Ndërkohë, qeveria shmang përgjegjësinë, duke fajësuar fuqitë e huaja që kanë nisur një “luftë ekonomike”, e cila pretendohet si shkak i krizës më të fundit të monedhës. Por në të vërtetë, plagët ekonomike të Turqisë janë të shkaktuara vetë. 

Masat e presidentit Trump kanë hedhur benzinë në zjarr. Vendimi i tij për të sanksionuar dy ministrat, si përgjigje për paraburgimin e Pastor Brunson, shkaktoi një “krizë” mbi monedhën turke që ndikoi direkt në “luftën ekonomike”. Megjithatë, ishte i pakuptueshëm vendimi për të dyfishuar tarifat e çelikut dhe të aluminit ndaj Turqisë.

Duke marrë parasysh marrëdhëniet problematike të Turqisë me BE, partnerin më të madh tregtar, dhe Shtetet e Bashkuara, nuk është çudi që Turqia kërcënon të kërkojë aleanca alternative të tjera. Megjithatë, është e vështirë të shihet se si aleatët e mundshëm mund të sigurojnë ndihmën ekonomike që Ankaraja ka nevojë. 

Thirrja e Erdoganit për të mbështetur rendin ndërkombëtar liberal është po aq bindës sa thirrja e Presidentit kinez Xi Jinping për të ruajtur globalizimin në Davos vitin e kaluar.

Duke patur parasysh realitetet ekonomike me të cilat ballafaqohet Turqia dhe rënien ekonomike, përqafimi i rendit liberal nga ana e Presidentit Erdoan nuk duket si angazhim i sinqertë. Duke lavdëruar rendin liberal po ashtu duke njoftuar se “demokracia nuk është e mundur” me lirinë e medias tregon se kuptimi i tij i demokracisë nuk është aspak liberal.

Rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla është i kërcënuar, megjithatë, dhe pavarësisht nga zemërimi dhe pakënaqësia, Turqia ka përfituar shumë nga ky rend. A mund të thoshte fjalimi i fundit i Erdoganit në Asamblenë e Përgjithshme, se Turqia me të vërtetë ka lulëzuar për shkak të anëtarësimit të saj në sistemin multilateral global dhe angazhimin drejt rendit ekonomik liberal?

Nëse po, atëherë avokatët e rendit liberal ndërkombëtar duhet të mirëpresin një aleat të vjetër përsëri në rreth. Megjithatë, Erdogani duhet t’i shndërrojë fjalët e tij në veprim dhe të ringjallë institucionet e pavarura të Turqisë e të rivendosë sundimin e ligjit.

Ose do të jetë tepër e vështirë të shihet se si ai do të kapërcejë ironinë e ruajtjes së një rendi iliberal në vend, ndërkohë që kërkon rend liberal ndërkombëtarisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Arrestimi që tensionoi marrëdhëniet

Erdogan ‘shuplakë’ Trumpit:Jemi të pavarur!

Rënia e lirës turke vazhdon

A është Amerika shkaku i krizës në Turqi?