MENU
klinika

E rrezikshme!

Ethja reumatizmale! Dëmton valvolat kardiake nëse…

06.10.2018 - 19:09

Sot, kardiokirurgët janë të aftë të trajtojnë të gjitha problemet e valvolave kardiake të cilat mund të kenë shumë shkaqe.

Ethja reumatizmale është një sëmundje e cila dëmton valvolat kardiake duke bërë të nevojshme trajtimin kirurgjikal.
Shkaktohet nga një infeksion banal i bajameve nga streptokoku B hemolotik i grupit B.

Shumë njerëz me infeksione të bajameve nuk pësojnë ethe reumatizmale dhe trajtimi me antibiotikët e përshtatshëm ka ulur ndjeshëm rrezikun për zhvillimin e etheve reumatizmale.

Në shumicën e rasteve, ethja reumatizmale ndodh dy deri katër javë pas episodit të infeksionit të bajameve. Njerëzit mund të sëmuren nga ethja reumatizmale në çdo moshë, por kjo është më e shpeshtë te fëmijet midis moshës pesë dhe pesëmbëdhjetë vjeç.

Simptomat e ethes reumatizmale përfshijnë dhimbje dhe ënjtje të artikulacioneve.

Dhimbja e artikulacioneve tenton të migrojë nga një artikulacion në tjetrin duke mos qenë një dhimbje fikse vetëm e njërit artikulacion.

Artkulacionet e prekura mund të skuqen dhe të ënjten. Mund të zhvillohen disa të fryra nën lëkurë që quhen noduse.
Pacientët mund të bëjnë lëvizje të pakontrolluara të këmbëve dhe të krahëve dhe kjo quhet korea.

Pacientët me ethe reumatizmale mund të zhvillojnë një inflamacion të muskulit të zemrës që quhet karditis dhe kjo mund të shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje dhe lodhje të vazhdueshme.

Temperatura e lartë është një shenjë tjetër që mund të jetë e pranishme. Megjithatë, nuk ndodh në të gjitha rastet, por ethja reumatizmale mund të dëmtojë valvolat e zemrës.

Valvolat që preken më shumë në këtë rast janë valvola e aortës dhe valvola mitrale. Një episod i dytë i ethes reumatizmale mund të dëmtojë më shumë zemrën dhe në veçanti valvolat e saj.

Pacientët që shfaqin dëmtime të valvolave kardiake mund të kenë nevojë për trajtim kirurgjikal jo shumë kohë pas simptomave të ethes reumatizmale.

Megjithatë shumica e këtyre pacientëve do të kenë nevojë për trajtimin kirurgjikal të valvolave kardiake shumë më vonë se shfaqja e sëmundjes së ethes reumatizmale pavarësisht se kjo mund të ketë ndodhur gjatë moshës së fëmijërisë.

Afërsisht gjysma e këtyre pacientëve as nuk e dinë që në jetën e tyre kanë kaluar ethen reumatizmale.