MENU
klinika

Përfaqësueset U-17

“Euro 2019”, fiton Shqipëria dhe Kosova

29.10.2018 - 16:05

Duket se ka qenë dita e ekipeve përfaqësuese shqiptare, teksa Shqipëria dhe Kosova kanë fituar me ekipet e tyre U-17, përkatësisht 1-0 ndaj Azerbajxhanit dhe po me të njëjtin rezultat Kosova ka mposhtur Zvicrën. Ishin fitoret e para në eliminatoret e “Euro 2019” për ekipet shqiptare.

Për Shqipërinë U-17 ka mjaftuar një gol i shënuar me penallti nga Mitaj në fundin e pjesës së parë. Në pjesën e parë azerët janë ndëshkuar me karton të kuq, ndërkohë që pas një tensioni në fundin e takimit, janë nxjerrë edhe dy të tjerë me karton të kuq.

Me këtë fitore, kuqezinjtë renditen në vendin e tretë, por pa arritur të kualifikohen si e treta më e mirë për shkak të golaverazhit të dobët. Vetëm një fitore është pak, duke parë që ndeshjet janë luajtur në shtëpi.

Goli i shënuar nga Mitaj on Vidnews.

Shqipëri-Azerbajxhan 1-0

Mitaj 44′ (11-m)

Shqipëria: Ceka, Ismaili, Preka, Doda, Raki, Gjini, Mitaj, Sulovari, Stafa, Papa, Kuqi. Trajner: Xh.Mustedanagiç.

Azerbajxhani: Samigulin, Gabaraev, Shikamirov, Bakaliashvili, Musajev, Rzajev, Xhafarov, Maharramov, Abdulajev, Hasanzade, Abaszade.

Ndërsa Kosova ka shanse për të kaluar më tej nëse fiton ndeshjen e tretë. Sot kosovarët kanë mposhtur Zvicrën me anë të golit të Zymberit realizuar në mesin e pjesës së dytë. Vijon forma e mirë e ekipeve të Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Miqësorja e dytë e ekipeve U-17

Shqipëria nuk “hakmerret” dot ndaj Kosovës