MENU
klinika

Kursi i këmbimit

Euro forcohet papritur

30.10.2018 - 15:14

Euro shënoi të martën një forcim të papritur në kursin e këmbimit valutor. Pas një serie të gjatë zhvlerësimi të ngadaltë, monedha europiane fitoi 0.22 pikë ndaj lekut dhe u këmbye me 124.77 lekë. Ringritja e euros mund të shpjegohet më një rritje të papritur të kërkesës për të. Në skenarin aktual, një kërkesë e shtuar për euro mund të jetë zhvillim sporadik, me përjashtim të një rikthimi në treg të Bankës së Shqipërisë, që zyrtarisht nuk është shprehur ende për përfundimin e programit të vet të blerjes së valutës.

Leku humbi pikë edhe në kursin e këmbimit me dollarin amerikan. Monedha e gjelbër u këmbye të martën me 109.82 lekë, 0.57 pikë më shumë krahasuar me ditën e djeshme. Që nga java e kaluar, dollari po forcohet ndjeshëm në tregjet ndërkombëtare dhe ky mbiçmim po reflektohet edhe në kursin me lekun. Një tendencë të kundërt po ndjek paundi britanik, që po humbet pikë e shtyrë nga pasiguritë në rritje për procesin e Brexit. Paundi u këmbye të martën me 140.1 lekë, në rënie të mëtejshme me 0.12 pikë krahasuar me të hënën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kursi i këmbimit

Javë pozitive për lekun