MENU
klinika

Ndjekin ndërtimi dhe profesionet e lira

Evazioni fiskal, risku më i lartë te tregtia

25.10.2018 - 12:58

Tregtia me pakicë dhe me shumicë kanë rezultuar dy sektorët me risk më të lartë për evazion fiskal në vitin 2017. Sipas analizave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, tregtia pasohet nga sektori i ndërtimeve publike dhe nga profesionet e lira. Analiza është kryer duke u bazuar në tre komponentë: performanca e subjekteve në vite; krahasimi i performancës së subjekteve me mesataren e sektorit dhe krahasimi me performancën e rajoneve të tjera.

Nga kjo analizë, rezulton se tregtia me pakicë dhe ajo me shumicë paraqesin normat më të larta të riskut, përkatësisht 15.5% dhe 15.6%.

Me normë të lartë risku për vitin 2017 është shfaqur sektori i ndërtimeve publike, duke zënë 8.01% të totalit. Profesionet e lira vlerësohen gjithashtu nga administrata tatimore një sektor me risk të lartë për evazion fiskal, me tregues 5.8%, i pasuar nga sektori i hoteleve e restoranteve me 2.07%. Nga analiza e rregullave që thyhen më shpesh, sipas drejtorive rajonale u vu re se mbi 70% e pikëve të riskut shkaktohet nga nëndeklarimi i xhiros për efekt TVSH-je dhe nga shitja me marzh shumë të ulët fitimi.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Sipas të dhënave zyrtare të tatimeve, totali i borxhit tatimor ishte afro 96 mld lekë në fund të vitit 2017. Subjektet aktive zënë 45% të numrit total të subjekteve debitore me një vlerë prej 44,9 mld lekë ose 47% të masës totale të borxhit. Subjektet pasive zënë 55 % të numrit total të subjekteve debitore me një vlerë prej 50,6 mld lekë ose 53% të masës totale të borxhit.  Në stokun e borxhit të ndarë sipas llojit të tatimit, TVSH zë peshën më të madhe me 36%, e ndjekur nga Tatim Fitimi me 28%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vazhdojnë të shesin dhe blejnë

Mashtrimi me bizneset pasive


Si renditet Shqipëria sipas raportit të OECD?

Papunësia në rajonin e Ballkanit Perëndimor

MIE: Çfarë parashikon kontrata? Dokumenti

Hapet gara/ Rruga “Milot-Fier” me koncension deri në 2024

Covid-19 'bekon' metalin e çmuar!

RT/ Ari, mbreti i tregut

Rama dhe Yuri Kim në ceremoninë e përurimit të memorialit të Holokaustit

Ambasadorja Kim: Një komb i tërë punuan për të shpëtuar hebrenjtë…

Amnistia fiskale/ Shkalla e tatimit për pasuritë e deklaruara

Denaj: Synojmë që jashtë nismës të mbeten paratë e krimit