MENU

Mesfushori spanjoll i Chelsea

Fabregas, në librin e rekordeve “Guinness”

17.10.2018 - 12:12

Nuk është ndër të mirët e botës aktualisht, madje emri i tij pak qarkullon në krahasim me shokët e ekipit, por mesfushori spanjoll i Chelseat, Cesc Fabregas, ka hyrë në librin botëror “Guinness”, duke u bërë futbollisti i cili ka arritur për kohën më të shkurtër t’i bëjë 100 asiste në Premier League.

Fabregas iu deshën 293 ndeshje për t’i bërë këto 100 asiste, 74 ndeshje më shpejt se futbollisti i cili e mbante këtë rekord, legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs, i cili kishte arritur t’i bënte 100 asiste për 367 ndeshje.

“Unë nuk jam më i shpejti, unë nuk jam as edhe më i fuqishmi, unë jam më i lëvizshmi dhe as nuk mund të kërcej shumë lart”, – ka thënë ish-mesfushori i Arsenal dhe Barcelona-s, i cili u transferua te Chelsea në vitin 2014.

“Por, për ta arritur këtë rekord në karrierën time, kjo është një ndër gjërat për të cilat janë më së shumti krenar, sepse kjo është puna e mirë dhe domethënë që arrita të bëjë atë mirë” – përfundoi Frabregas, që mban edhe rekordin për më së shumti pasime me vollej brenda 30 sekondave në dyshe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vlen 2 miliardë euro

Chelsea del në shitje pas 15 vitesh