MENU
klinika

Nostalgji për divën e muzikës shqiptare

Epopeja që mban emrin Pagarusha

13.10.2018 - 21:01

Figura e saj radhitet përkrah legjendares Vaçe Zela.

Ajo nuk ka një album të sajin dhe është një nga divat më të lartësuara të muzikës së kombit shqiptar.

Me një zë që është pak të thuhet thjesht i bukur ajo ka ngel në kujtesën e shqiptarëve.

nexhmije-pagarusha-konica.al
nexhmije-pagarusha-konica.al

Lindi për të jetuar me këngën gjatë gjithë jetës dhe vitet e jetës nuk e mërzisin aspak në të kënduar edhe në moshë të shtyrë.

Mjafton të klikosh në youtube këngën ‘’Baresha’’ himn i muzikës unikale dhe shpirti jot ngjitet përtej së thjeshtës, ndjenja jote hipën në mal të lartë dhe tallet me veprat e rëndomta, zemra jote hapet për dashuri gjithfarëshe dhe zëri jot provon ti bashkëngjitet zërit të saj.

Kliko këtu për: Kolazh_Nexhmije_Pagarusha

Po ai nuk është thjesht zë, ai është një mrekulli që e ka emrin Nexhmije.
Nuk është thjesht Nexhmije, por një zë unikal që personalizohet me plot gojë me emrin Pagarusha.

nexhmija-konica.al
nexhmija-konica.al

I dha nder dhe krenari Pagarushës ku lindi dhe i jep dritë gjithë muzikës kosovare.
Ajo është e thjeshta, e papërsëritshmja në unikalitetin e vet, bashkëudhëtare e pandarë e Vaçe Zelës.

Ajo është art.

Art në mënyrën e thejshtësisë që mbizotëron në cdo detaj, muzikë që nxjerr nga kjo thjeshtësi dhe bëhet kryevepër.

Kryeveprat nisin dhe ngjizen nga e thjeshta, nuk kanë vdekje por gjithmonë rigjenerohen pasi e thjeshta, thjesht si më e bukura është përkryeshmëri, është estetikë në shpirtin njerëzor.

pagarusha-konica.al
pagarusha-konica.al

Edhe e thyer në moshë ajo është e bukur, e ëmbël, të ndjell mirësi, po kur ka qenë e re, ka mahnitur shqiptarët.
Një zë mahnitës nga një bukuri ndjellëse, nuk i shmangesh dot!

Gjysma e botës e duan bukurinë, gjysma kanë naze për bukurinë por brenda në shpirt edhe po ta shajnë përsëri e duan, bukuria është etos që nuk hiqet kollaj në subkoshiencën shoqërore, e tejkalon atë, futet në zonat e errëta të ndjenjave dhe luan muzikalitetin e vet, përprah gjithmonë ekziston edhe një Pagarushë, mostër që ka unitetin e vet në lirikë.

 

…Kam rrit shtatin ndër kto male

bashkë me qinxha e me delë

Me bylbyla npër zabela

Mbas kombanës loje time

Si shqiponja ime…

 

Vitet e shumta të karrierës së saj nuk e lodhin, ai qëndron gjithmonë në pentagram dhe e ka stolisur me flori emrin e saj aty.

Shqipëria e ka bijën e saj, Bullgaria, Izraeli, Sarajeva…i dhanë skenën, Donald Trump i dha titullin, populli i dha nderin dhe krenarinë.
Ajo i jep shpirtin dhe shpirti sodit në nota pentagrimi për 40 vjet karrierë të pasur muzikore sa lodhesh po ti numërosh, por që fatkeqësisht nuk ka një album të sajin.

pagarushaa-konica.al
pagarushaa-konica.al

Përse këndon ai bilbil, kujt i hap zemrën me ritmin e tij?

Zëri i tij këndon për dashuri, buzëqeshja e saj për mirësi, shpirti i saj për mirësi, vepra e saj për krenari.
Ajo e tejkalon figurën kombëtare, një zë që thyhen oktavët në diapazonin e saj mëngjesor, jepini zërin bilbilit dhe ju do jetoni me shpirtin e tij!

Pagarusha ishte kosovarja që studioj në kryeqytetin serb, vodhi artin e Beogradit për t’ia dhuruar Prishtinës.

Falë figurës së saj u njohëm me Bethovenin klasik.

nexhmije-konica.al
nexhmije-konica.al

Vajza e Pagarushës së Kosovës ishte një shkrirje midis notave operistike dhe atyre popullore.

Nexhmija sot është piedestalin e saj, si këshilltar e lartë e artit të tingujve, duke qenë se gjysma e jetës së saj ishte një bashkëjetesë me skenën, me publikun, me brezat dhe me këngën.

Pagarusha sot jeton në një apartament në Prishtinë, por me këngët e saj ka jetuar e do vijojë gjithnjë në zemrat shqiptare.

Nuk mund të lihet pas “Dallëndyshe” e Pagarushës, njëlloj as “Zambaku i Prizrenit “, “Ç’u ngrit lulja në mëngjes”, “Kur më del në derë”, “Një lule”, “Ani mori nuse”.

Nexhmije-Pagarusha_konica.al
Nexhmije-Pagarusha_konica.al

Mimika e saj dhe arti i të aktruarit ishin të ngjizura në mënyrën perfekte në epopenë që mban emrin Pagarusha.

Ajo luajti dhe interpretoi në disa prej filmave dhe shfaqeve teatrore si: “Dasma e përgjakur”, “I ikuri”, “Rexha i nënës në grazhd të kalit”, “Vrasësit bëjnë dasëm natën”, “Daullet e të çmendurve”, etj.

Një lule e shqiptarëve, dha nektarin e saj për të ushqyer shpirtin e kombit, e u ujit anembanë me dashamirësinë e publikut të saj.

Pavarësisht sfidës ndaj një brezi të ri, një shekulli tjetër, Nexhmija Pagarusha arrit ta mbajë gjallë çdo emocion, ku muzika dhe këngët e saj ia drithëron zemrën dëgjuesit, e përlot nga malli diasporën.

/ Bionelda Skonja

Një ndër poezitë më të bukura kushtuar dashurisë

“Mjegulli i dashurisë”

Aktorja që shkriu mbi 180 role

89 vite nga lindja e Melihate Ajetit

Trajtohen temat sociale, politike dhe historike...

12 filma kosovarë në “Të Fala nga Prishtina”