MENU
klinika

Kinematografia shqiptare

Filmi ‘’Delegacioni’’ ia doli, fitoi çmimin e parë

21.10.2018 - 10:08

“Delegacioni“ me skenar të Artan Minarollit e me regji të Bujar Alimanit është shpallur fitues në konkurencën ndërkombëtare në festivalin e kategorise A “Warsaw Film Festival”.

Gëzim i jashtzakonshëm në kulturën shqiptare! Filmi shqiptar ia doli. ‘’Warsav Film Festival’’ rreshtohet si një nga festivalet më presitgjoze dhe të rëndësishëm të filmit.

Filmi mundohet të sjellë realitetin e dhimbshëm të Shqipërisë në kohën e komunizmit. Regjimi komunist do të gjejë të gjitha format që të mbajë akoma pushtetin.

Në këtë moment, hyn në lojë një histori e një personazhi. Leo ka qenë një persoanzh që ka vuajtur prej 15 vjet si i burgosur politik.

Por në këto ndryshime ai nga i burgosur dhe në njëri të papërfillshëm bëhet një persoazh shumë i rëndësishëm për qeverinë. Delegacioni europian udhëhiqet nga një shok i shkollës së Leos.

Detyra e këtij personi është të kontrollojë të drejtat e njeriut në Shqipëri. Gjërat duken si të stisura dhe të krijuara që ngjarja të rrjedhë e planifikuar por asgjë nuk është e planifikuar.

Ky film është një sukses shumë të madh për Shqipërinë pas një periudhë të madhe heshtjeje dhe harrese e një kinematografie që duket si e rënuar. Nga ana tjetër edhe institucionet shqiptare nuk i kanë dhënë ndihmë e duhur dhe po kalonte në krizë.

Kinematografia më në fund e tregoi veten dhe do një shtytje edhe më të madhe si nga institucionet shtetërore dhe private.

Falë bashkëpunimit të Kosovës, Greqisë, Francës, Shqipëria e merr përsëri vendin e saj të merituar në arenën e kinematografisë. Falë edhe një kase të përkushtuar e me përvojë të gjatë në kinematografi si: Viktor Zhusti, Ndriçim Xhepa, Xhevdet Ferri, ai arrit majat që dëshironte.

Por dhe falë një kase të gjatë aktorësh si Richard Sammel, Kasem Hoxha, Bislim Muçaj, Selaman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Fatlume Bunjaku, Armend Ismajli, Gani Morina, Artan Selimi, Imer Loshi.

Bashkëpunimi i këtij filmi mbledh disa vende si mes të Shqipërisë (Art Film shpk), Kosovës (Bleri Production), Francës (Zorba production) dhe Greqisë (Graal Films). Të gjithë bashkë ia dolën.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN