MENU
klinika

eudamionia

Filozofët më të rëndësishëm dhe lumturia sipas tyre

13.10.2018 - 18:33

Lumturia sipas filozofisë është “E mira që vjen si bashkim i gjithë të mirave, një aftësi që majfton për të jetuar mirë dhe përsosmëria në respekt të vyrtyteve” (marrë nga Fjalori i Filozofisë).

Duke ndjekur rrugën që ndriçon ky shpjegim që kirjoi Platoni për fjalën “eudamionia”, bota ka krijuar të ashtuquajturën “folozofi të lumturisë”.

Në vijim, Konica.al ju ofron të lexoni disa prej ideve të filozofëve më të rëndësishëm në lidhje me lumturinë, me atë çfarë ajo është dhe me mënyrën se si mund të arrihet.

Platoni (428 – 347 para lindjes së Krishtit), e përshkruan lumturinë nëpërmjet disa kërkesave në veprën e tij “Republika”, pjesë e dialogjeve të së cilës është edhe Sokrati..

Në “Republika”, Platoni pohon se vetëm njerëzit që ndjekin parimet e moralit mund të jenë të lumtur. Kështu, çdokush duhet të kuptojë virtytet themelore ku sipas tij, më i rëndësishmi është virtyti i drejtësisë.

Arsitotetli (384 – 322 para lindjes së Krishtit) e quan eudamionia-n greke si “arritjen më të madhe të mendimit dhe veprimit njerëzor”. Eudamionia zakonisht përkthehet si “lumturi”, por “mendim që lulëzon” mund të jetë një përkthim më i saktë. Eudomania përfshinë aktivitetin njerëzor për të shfaqur virtyte në përputhje me arsyen.

Aristoteli dhe Platoni

Shën Agustini (354 – 430 pas lindjes së Krishtit) ishte një ndër teologët dhe filozofët më të hershëm të krishtërmit i cili shkroi nën influencën e zhvillimit të krishtërimit në lindje dhe të Filozofisë së Lindjes.

Për Shën Agustinin, të gjithë veprimet njerëzore sillen rreth dashurisë dhe problemi i parë i njerëzimit është mungesa e saj. Vetëm në burimin e lumturisë mund të gjehet ajo, pra vetëm në Zotin.

Shën Agustini

Shën Tomë Akuini (1225 – 1247) ishte filozofi dhe teologu i cili në vitin 1324 mori titullin “Doktor i Kishës”. Ai krijoi një sistem aristotelian në dobi të kishës dhe bashkë me teologjikë kishtare thuri veprën e tij “Summa Teologia”. Pjesa e parë e kreut të dytë është e ndarë në 114 artikujj, ku pesë të parët kanë të bëjnë specifikisht me lumturinë e njerëzive.  Ai thotë se lumtura arrihet duke kultivuar disa dije dhe më shumë virtyte, të cilat na bëjnë të kuptojmë natyrën e lumturisë dhe na motivojnë të kërkojmë për të  nëpërmjet një rruge të besueshme dhe të qëndrueshme.  Sipas tij, ende askush nuk është në gjendje të gjejë lumturinë më të madhe në jetë sepse lumtura e epërme konsiston në një bashkim suprem me Zotin.

Shën Tomë d’Akuini

Artur Shopenhauer (1788 – 1860) ishte një filozf gjerman. Filozofia e tij shpreh aktet egoiste të cilat janë të drejtuara kah interesi vetjak, dëshira për kënaqësi ose lumturi, ku vetëm dhembshuria është diçka morale.

Artur Shopenhauer

Shopenhauer e shpreh lumturinë si një dëshirë të përmbushur, e cila sjell një dëshirë të re. Dhe  kënaqësisia kur dikush po vuan, sjell një dëshirë të madhe, por boshe. Ai gjithashtu e lidh lumturinë me lëvizjet e kohës. Sipas tij, ne ndjehemi të lumtur kur koha lëviz shpejt dhe të trishtuar kur koha lëviz ngadalë.

/A.D

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit