MENU
klinika

Premier League, java 10

“Firmos” edhe Shaqiri, Liverpool merr kreun

27.10.2018 - 17:56

Liverpool nuk ka të ndalur. Të Kuqtë kanë fituar sot në shtëpi ndaj Cardiff me rezultatin bindës 4-1, edhe pse dy golat e fundit janë shënuar në fund. Një sukses që e ngjit Liverpool në vendin e parë, duke pritur që rivalët të gabojnë. Në këtë fitore shënoi gol edhe Xherdan Shaqiri.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen dhe gjetën golin e avantazhit që në minutën e 10’ falë Mohamed Salah, i cili duket se është rikthyer ai i sezonit të kaluar. Goli nuk i zbuti ambiciet e Liverpool, teksa lojtarët e Klopp vazhdonin të sulmonin si të çmendur portën kundërshtare për të gjetur golin e sigurisë.

Pas gjysmë ore lojë, përqindja ishte 85%-15% në favor të Liverpool. Gjithsesi goli i dytë erdhi vetëm në minutën e 66’ me Sadio Mane. Pas atij momenti vendasit sikur e ulën disi ritmin dhe e pësojnë në minutën e 77’ pas një momenti pakujdesie në zonë.

Goli u shënua nga Paterson. Por Liverpool shënoi dy gola të shpejtë me Shaqirin dhe Mane, duke siguruar fitoren që i ngjit në vendin e parë të renditjes së Premier League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN