MENU
klinika

NBA

Fitorja e parë për Cleveland, rikthehen Raptors

31.10.2018 - 11:24

Më në fund, Cleveland Cavaliers ka arritur fitoren e parë në sezonin e ri të NBA, duke mposhtur Atlanta Haësk me rezultatin bindës 136-114. Ish-skuadra e LeBron James kishte humbur gjashtë ndeshje rresht, ndërsa sot ka gjetur suksesin e parë.

Rikthehet fuqishëm Toronto Raptors. Skuadra kanadeze u rikthye menjëherë te fitorja pasi mposhti lehtësisht në Scotiabank Arena, Philadelphia 76ers me rezultatin 129-112, duke regjistruar fitoren e 7-të sezonale.

Nëse Rusell Westbrook shfaq nivelin e tij më të mirë, edhe Oklahoma City Thunder e ka më të thjeshtë të fitojë. Në suksesin e dytë radhazi të Oklahomës me shifrat 128-110 ndaj Los Angeles Clippers dy yjet e City Thunder Westbrook dhe Paul George realizuan nga 32 pikë secili me të parin që spikati dhe me 8 asiste, ndërsa ish-lojtari i Indiana Pacers kontrolloi plot 12 topa poshtë tabelës.

Vijon rënia e lirë e Houston Rockets. Skuadra që shikohej nga të gjithë si rivalja e madhe e Golden State në betejën për titullin kampion i ka bërë një start katastrofik këtij sezoni. Teksanët pësuan humbjen e 4-t radhazi dhe të 5-ën në 6 takime.

Pa James Harden që vazhdon të jetë i dëmtuar Rockets janë një skuadër pa busull. Në Toyota Center ligjin këtë herë e bëri Portland Trail Blazzers, që u largua nga parketi i Houston-it me një fitore të thjeshtë 104-85.

Meritat shkojnë për dyshen Lillard-Nurkic të cilët realizuan nga 22 pikë secili. Një fitore të madhe mori dhe Boston Celtics që në shtëpi kaloi me rezultatin 108-105 Detroit Pistons për meritë edhe të Kyrie Irving që e mbylli takimin me 31 pikë 5 asiste e 5 rebound.