MENU
klinika

Dëmtimi

Fotot e Leo Messit me krah të fashuar

23.10.2018 - 14:26

Ylli i Barcelonës u dëmtua në ndeshjen e fundit ndaj Sevilla-s, menjëherë pas golit të dytë të shënuar në mënyrë perfekte. Përtej ilaçeve për ta zbutur shqetësimin, mjekët i kanë kërkuar lojtarit për të qenë i duruar.

Messi është fotografuar sot në publik, me krahun e futur në allçi dhe të varur në një fasho. Diagnoza është e qartë, por ky është një lëndim, që mund të rezultojë i pabesë. Mjekët e klubit kanë zgjedhur një trajtim pa kirurgji, por procesi mund të zgjasë përtej tri javëve.

Barcelona ka deklaruar se Messi do të mungojë për tri ndeshjet e radhës, pra Barça-Inter (24.10.2018); Barça-Real Madrid (28.10) dhe Inter-Barça (06.11). Por gjithsej, do të jenë gjashtë ndeshje, që argjentinasi do t’i humbasë.

Që nga sezoni 2005-2006, Messi ka pësuar 19 lëndime, i 20-ti kundër Sevilla. Në vitet e para, Barcelona e ka ndier më shumë mungesën e Leos, por në kohët e fundit ka qenë në gjendje ta përballojë më mirë mungesën e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN