MENU

Talenti ende në dilemë

FSHF insiston për shqiptarin e Bayern

29.10.2018 - 12:19

Meritan Shabani, talenti i Bayern Munchen, fundjavën e kaluar shënoi gol në Athinë kundër AEK për grupmoshën U-19 në Champions League. Kombëtarja shqiptare ka shfaqur interes për ta grumbulluar Shabanin dhe është duke pritur Gjermaninë.

Të paktën kështu konfirmojnë burime pranë lojtarit dhe familjarëve të tij, të cilët e kanë vlerësuar faktin dhe këmbënguljen që kanë shfaqur nga Federata Shqiptare e Futbollit për 19- vjeçarin.

Mesfushori me tipare sulmuese është rritur shumë në vitet e fundit dhe me Heynckes si trajner arriti që edhe të aktivizohej, si në miqësore, ashtu edhe në ndeshjet zyrtare me ekipin e parë të Bayern Munchen.

meritan shabani
meritan shabani

Sipas “Panorama Sport”, Federata Shqiptare e Futbollit nuk dëshiron ta humbasë një tjetër talent dhe, duke mësuar nga gabimet e së shkuarës, e ka kontaktuar në mënyrë të vazhdueshme lojtarin dhe familjarët e tij. Njëkohësisht, edhe Kosova po e ndjek me mjaft interes.

Më 12 tetor ai ka luajtur ndeshjen e parë me Kombëtaren U-20 të Gjermanisë dhe ndoshta kjo është arsyeja që mesfushori sulmues shqiptar nuk ka vendosur ende për të ardhmen sa i takon ekipit përfaqësues. Ndoshta ai pret një ftesë me ekipin U-21 gjerman dhe kjo do të ulte shumë shpresat për Shqipërinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E kërkon Shqipëria e Kosova

Shqiptari i Bayern Munchen bën zgjedhjen e tij