Aleksander Kokorin dhe Pavel Mamaev janë kthyer në elementët më problematikë të përfaqësueses ruse dhe dje, dy futbollistë e njohur kanë gatuar skandalin e radhës pas atij të vitit 2016, ku u rrahën me rojet në një lokal nate në Montecarlo.
Të hënën, ata kanë sulmuar një funksionar shtetëror në një kafene të Moskës, pasi ky i fundit ishte ankuar për sjelljen e tyre. Pamjet filmike shfaqin Kokorin, lojatar i Zenit, dhe Mamaev, lojtar i Krasnodar, teksa godasin fillimisht me një karrige kokës personin e ulur në kafene.
Aleksandr Kokorin (Zenit) & Pavel Mamaev (Krasnodar) assaulting Russian govt official in a cafe.
Kokorin is the one with the chair and Mamaev is in the Gucci hoodie.
Both have history of anti-social behaviour.
Kokorin was once linked with a move to Arsenal. pic.twitter.com/GN0AKbdb3W— Gilles (@GrimandiTweets) October 8, 2018
Pastaj e qëllojnë me grushte, të ndalur vetëm nga ndërhyrja e miqve të tyre. Për të dy priten masa të rënda ndëshkimore e nuk përjashtohet mundësia që të përfundojnë në burg për këtë ngjarje shumë të rëndë që dëmton imazhin e Rusisë pas një Botërori ku kishte shkuar gjithçka normalisht.