MENU
klinika

Moto GP

Garë spektakolare në pistën e Tajlandës

07.10.2018 - 10:22

Ashtu si në Formula 1, edhe kampionati i Moto GP ka “pronarin” e vet tashmë. Marc Marquez fitoi garën e Çmimit të Madh të Tajlandës, duke hedhur një tjetër hap drejt titullit kampion.

Piloti spanjoll i Honda fitoi duelin me Andrea Doviziozo (Ducati), që u rendit i dyti, sfidë që dy pilotët e zhvilluan gjatë gjithë garës, e cila ishte e hapur deri në finish. Rikthehet Yamaha, që me dy pilotët e saj bëri një garë të mirë dhe renditet në vendet 3-4, me Maverick Vinales që la pas shokun e tij të skuadrës Valentino Rossi.

Gara e zhvilluar në pistën e Buriram ishte e jashtëzakonshme, me emocione pafund, sidomos në 4 xhirot e fundit, ku herë kryeson Marquez e herë Dovizioso, që shkëmbejnë shpeshherë vendet mes tyre në krye të renditjes.

Ashtu sikurse u parashikua, gjithçka u vendos në kthesat e fundit, me spanjollin që parakalon italianin e Ducati-t, duke korur suksesin e tetë sezonal dhe tashmë udhëheq me 77 pikë në renditje, me 4 gara nga fundi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN