MENU
klinika

Në futbollin amerikan

Gazetares i ndodh e papritura në transmetim “live”

25.10.2018 - 11:32

Gjatë transmetimit “live” mund të ndodh gjithçka dhe aq më tepër gjatë eventeve sportive, ku shpesh në futboll kemi parë tifozë që ngacmojnë gazetaret apo gjëra të tjera të ngjashme aspak të parashikueshme.

Një rast i ngjashëm i ka ndodhur edhe gazetares së njohur amerikane Melisa Stark. Ajo ishte në një lidhje “live” kur topi e ka goditur atë në mënyrë të papritur.

Por gazetarja e ka marrë me të qeshura dhe ka vazhduar lidhjen direkte. “Hera e parë në 20 vite që po më ndodh në transmetim direkt një gjë e tillë.”- ka thënë ajo duke qeshur para teleshikuesit që po e ndiqnin.