MENU
klinika

Ndalon frymëmarrja në gjumë?

Gërhitja/ Si të shpëtosh nga ajo

13.10.2018 - 14:46

Pse ndodh gërhitja?

Nëse gërhitni kjo është sepse indet e relaksuara në fytin tuaj lëkunden si ajri që ju thithni në rrugët e frymëmarrjes. Rreth gjysma e të rriturve në SHBA e kanë këtë problem. Gjëra të tilla si pesha juaj, shëndeti juaj dhe forma e gojës suaj mund t’ju bëjnë me shumë gjasa që të gerhitni gjatë natës.

Hundët e zëna

Çdo gjë që ju ndalon nga frymëmarrja përmes hundës mund t’ju bëjë të gërhisni, sikur të jeni prekur nga një grip i ftohtë ose alergji. Barnat ose stripet e hundës mund të ndihmojnë në hapjen e rrugëve të frymëmarrjes, por bisedoni me mjekun tuaj nëse jeni të bllokuar për javë të tëra.

Ju flini në shpinë

Kjo mund të të bëjë që të gërhisni ose ta përkeqësoni atë. Fjetja në njërin krah është më e mirë. Ju gjithashtu mund të provoni duke fjetur me dy ose tre jastëk të vendosur në mënyrë që të mos jeni shtrirë drejt, por me një farë këndi.

Forma e hundës suaj

Nëse muri i hollë në mes të vrimave tuaja nuk ka formë mjaft të drejtë, njëra anë mund të jetë më e vogël se tjetra – ky quhet septum i devijuar.

Kjo mund ta bëjë më të vështirë për ju që të bëni frymëmarrjen dhe do t’ju bëjë të gërhisni. E njëjta gjë mund të ndodhë nëse hunda juaj është e dëmtuar në një aksident. Bisedoni me mjekun tuaj nëse mendoni se diçka e tillë po ndodh me ju – operacioni ndonjëherë mund ta rregullojë atë.

Forma e gojës suaj

Nëse pjesa e sipërme e gojës suaj ose tavani i gojës është i ulët dhe i trashë, mund të ngushtojë rrugët e frymëmarrjes dhe t’ju bëjë të gërhisni.

Kjo gjithashtu mund të ndodhë edhe nëse uvula – është më e gjatë se zakonisht. Ju mund të lindni me këto gjëra, por ato mund të keqësohen nëse jeni mbipeshë. Kirurgjia ndonjëherë mund të ndihmojë edhe me këtë.

Po ndonjë ilaç mund ta shkaktojë?

Droga që ju bëjnë të përgjumur të quajtur sedative (qetësues), relaksues të muskujve dhe disa ilaçe kundër depresionit mund të relaksojnë gjuhën dhe muskujt në fyt.

Apnea e gjumit apo ndalim i frymëmarrjes gjatë gjumit

Kjo është gërhitja serioze që ndalon frymëmarrjen ndërsa fle. Kjo mund t’ju bëjë që të zgjoheni gjatë natës. Shenjat e saj përfshijnë gojën e thatë, dhimbje koke, ose një dhimbje të fytit në mëngjes.

Është e lidhur me insultin e trurit, presion të lartë të gjakut dhe sëmundje të zemrës, prandaj këshillojuni me mjekun nëse mendoni se mund të keni apnean e gjumit. Mjeku mund të rekomandojë një pajisje që ju ndihmon të merrni frymë gjatë gjumit ose në disa raste kirurgji.

Nëse fëmija juaj gërhet

Nuk është e pazakontë që fëmijët të gërhasin dhe veçanërisht nëse ata kanë një të ftohtë ose alergji. Por në disa raste, kjo mund të jetë një shenjë e një infeksioni në sinuse, në fyt, në mushkëri, në ajër ose apnean e gjumit.

Nëse keni vërejtur se fëmija juaj gërhet shumë me zë për shumë netë, duhet të bisedoni me pediatrin.

Nëse jeni shtatzënë

Shtatzënat ka të ngjarë të gërhasin, sepse kalimet e tyre nazale mund të bymehen dhe të bëjnë të vështirë për të marrë frymë. Fitimi i peshës gjatë shtatzënisë gjithashtu mund të shtyjë diafragmën, e cila ndihmon lëvizjen e ajrit brenda dhe jashtë mushkërive tuaja.

Por gratë shtatzëna duhet t’u tregojnë mjekëve të tyre nëse gërhijnë, sepse mund të lidhen me çështje shëndetësore si presioni i lartë i gjakut.

Çfarë mund të bëni: Shikoni peshën tuaj

Me shumë gjasa të gërhisni nëse jeni mbipeshë, veçanërisht nëse qafa juaj është e shkurtër. Po ashtu një ndikim të madh ka edhe pirja e alkoolit pasi mund të relaksojë gjuhën dhe muskujt e fytit dhe kjo mund t’ju bëjë të gërhisni.