MENU
klinika

Rrëfehet modelja

Gisele Bundchen: Si mu “përmbys bota” pas lajmit…

02.10.2018 - 22:26

Edhe pse në botën e modës kanë dalë emra të rinj si motrat Hadid, apo Kendall Jenner, sërish Gisele Bundchen mbetet një ikonë e modës dhe një nga modelet më të kërkuara të këtij tregu. është një nga modelet më të kërkuara në botën e modës.

Gisele Bundchen në rrëfimin e librit të saj ‘Mësimet: Rruga ime për një jetë kuptimplotë’, është shprehur se bota e saj u përmbys kur ajo mësoi se Tom Brady ishte duke pritur një fëmijë me Moynahan, me të dashurën para Gisele. Ata kishin dy muaj që kishin filluar të dilnin me njëri-tjetrin në atë kohë.

“Ditën tjetër lajmi ishte kudo dhe unë ndjeva që bota ime u përmbys”, ka shkruar ish engjëlli i Victoria Secret. Kur lajmi u bë publik, Bundchen dhe Brady kaluan një periudhë jo fort të lehtë.

Por më vonë, Gisele u shpreh se kuptoi se ky fëmijë ishte një bekim për të dhe e ndihmoi që zemra e saj të zgjerohej akoma më shumë, në një mënyrë që as ajo vetë nuk e dinte që ishte e mundur.

Gjithashtu falë Jack, ose si e ka quajtur vetë Gisele, fëmija i saj ‘bonus’,ajo dhe Tom u nxitën të dëshiron të kishin një fëmijë bashkë sa më shpejt, në mënyrë që fëmijët të mos kishin shumë diferencë në moshë.

Gisele Bundchen tom brady

Gjithashtu ajo zbulon se djali i saj ‘bonus’ është duke mësuar gjuhën e saj amtare, portugeze. Ndërsa Benjamin dhe Vivi, fëmijët e saj me Tom, e flasin rrjedhshëm, Jack është duke e folur gjithnjë e më tepër.