MENU
klinika

Investimet

Gjiknuri në Uzinën e Ferrokromit: Ringjallëm industrinë përpunuese

14.10.2018 - 18:44

Ministri i Energjisë, Damian Gjinkuri vizitoi uzinën e ferro-kromit në Burrel, prodhimi i së cilës është dyfishuar falë një investimi 11 milionë dollarë të kryer nga shoqëria koncesionare.:

“Kjo uzinë para disa vitesh ishte e rrënuar. Falë politikave të qeverisë dhe investimeve të shoqërisë koncesionare, sot prodhon 35 mijë tonë ferrokrom në vit nga 17 mijë tonë që ka qenë viti më i mirë”, deklaroi Gjiknuri.

Çmimet e ferro-kromit në tregjet ndërkombëtare janë disa herë më të larta se sa ato të kromit bruto, duke bërë që Shqipëria të fitojë rreth 28 milionë dollarë në vit.

Në uzinën e rikonstruktuar të ferro-kromit punojnë mbi 180 punonjës, të cilët sipas ministrit Gjiknuri paguhen mesatarisht me rroga 60 mijë lekë në muaj.

Jemi duke studiuar mundësinë e hapjes së një furre të tretë për prodhimin e ferrokromit. Ky investim i ri llogaritet të shkojë në rreth 10 milion USD dhe të hapë vende të reja pune”, u shpreh drejtuesi teknik i Uzinës.

Ministri Gjiknuri vuri theksin tek efektiviteti i masave të marra nga qeveria për ringjalljen e industrisë së kromit.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore