Menu

Trajneri i Kombëtares

Gjobë për trajnerin Christian Panucci

19.10.2018

Trajneri i përfaqësueses shqiptare Christian Panucci ka hedhur pak kohë më parë në gjyq ish-presidentin Bujar Nishani, pasi mendon se çdokush duhet të mbajë përgjegjësinë që i takon para ligjit për atë që thotë apo që bën.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Por me sa duket trajneri vetë nuk është edhe aq korrekt me detyrimet ligjore, pasi pak ditë më parë nuk është paraqitur në një gjyq në Itali ku i ishte kërkuar të bëhej dëshmitar.

Gjyqi është hapur ndaj një shtetasi italian, Alessio Chicero, i cili në vitin 2011 në Maldive, vodhi disa foto të Francesco Tottit dhe Ilari Blasit të shkrepura, teksa ishin me pushime dhe më pas ua shiti gazetave të gossip në Itali.

Personit të cilit ai ia kishte marrë pa leje fotot, ishte një regjisor i njohur italian, Maurizio Catalani, i cili ishte mik me çiftin dhe ua kishte shkrepur për t’i pasur si personale. Panucci, i cili kishte qenë asokohe me pushime në të njëjtin lokalitet turistik, kishte qenë në dijeni të fakteve, pasi i njihte të gjithë palët e përfshira.

Regjisori italian është ai i cili ka hedhur në gjyq Chicero, i cili i kishte marrë aparatin fotografik për të tërhequr disa foto që i kishte bërë edhe atij dhe kishte shfrytëzuar rastin për të vjedhur fotot e Tottit dhe bashkëshortes së tij.

Kësisoj, Panucci ishte ftuar që të dëshmonte në gjyq, por nuk është paraqitur në sallën e gjykatës në Trapani. Kjo ka bërë që gjykatësi Fabio Oreste Marrocco të gjobisë me 250 euro trajnerin e Shqipërisë dhe të kërkojë që të paraqitet në seancën e radhës për të dhënë versionin e tij të ngjarjeve si dëshmitar para drejtësisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-Presidenti e quajti sharlatan

Panucci padit Bujar Nishanin në Gjykatë

Trajneri kërkon 100 mijë euro

Nishani reagon për padinë e Panuccit