MENU
klinika

Tabulatet dhe përgjimet

Gjykata e Krimeve të Rënda zbardh vendimin për ‘Babalen’

09.10.2018 - 18:49

Gjykata e Krimeve të Rënda ka zbardhur vendimin për çështjen ‘Babalja’.

Në vendimin e gjykatës pasqyrohen dëshmitë e Fredi Alizotit, për të cilën u kërkua nga prokuroria masa ‘arrest me burg’, masë kjo e caktuar dhe për Albert Veliun.

Vendimi, siç shkruhet në dokument, është për caktim mase sigurie, nga trupa gjykuese  e përbërë nga gyqtarja Liljana Baku dhe sekretare Ermira Kthupi.

babalja-konica.al
babalja-konica.al

Masa e sigurisë caktohet kundrejt shtetasve: Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe Jetmir Olldashi.

-Veliu, është me gjendje gjyqësore i dënuar dhe lidhur me çështjen ‘Babalja’, ai dyshohet për kryerje të veprave penale si: “Kallëzim i rremë” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

-Alizoti, me gjendje gjyqësore i dënuar, dyshohet për kryerje të veprës penale “Kallëzim i rremë” në bashkëpunim.

-Olldashi, me gjendje gjyqësore i padënuar, dyshohet për kryerje të veprës penale “Kallëzim i rremë në bashkëpunim”.

babalja-konica.al
babalja-konica.al

Më tej në vendimin e gykatë jepen të detajuara komunikimi midis Albert Veliut dhe Agron Xhafës si dhe Jetmir Olldashit.

Në vendimin e zbardhur thuhet se Jetmir Olldashi nuk dorëzoi përgjimin origjinal, ndërkohë që motivet që i shtynë të hetuarit për ‘kallëzim të rremë’ janë të ndryshme.

Sipas vendimit të Gjykatës, motivi i Olldashit lidhet me denigrimin e figurës së ministrit Xhafaj, ndërsa Veliu kërkonte të përfitonte azil për vete dhe familjarët.

“Motivet që i shtynë të hetuarit në kryerjen e veprës penale të ‘kallëzimit të rremë’ rezultojnë të ndryshëm.

Për të hetuarin Olldashi me profesion gazetar dhe me lidhje të ngushta të një prej deputetëve të krahut opozitar, dyshohet se motivi lidhet me denigrimin e figurës së ministrit të Brendshëm.

Qëllimi i investigimit të tij, sikurse iu pohoi drejtuesit të emisioni të ‘Pa Ekspozuarit’ ishte vëllai i ministrit të Rendit, ndërsa materiali u përgjuar nëse do ishte i vërtetë, do të duhej ta dorëzonte në organet e ndjekjes penale dhe jo në selinë e një force politike.

Për të hetuarin Veliu, motivi dyshohet se lidhet me qëllimin për të përfituar për vete dhe për familjarët azil”, thuhet në një pjesë të vendimit.

Po ashtu në vendimin e gjykatës thuhet se tre të pandehurit realizuan inskenimin, ndërsa pas dështimit shkruhet se ata përdorën Fredi Alizotin.

Sipas vendimit të Krimeve të Rënda, Alizoti ka me ngjashmëri zëri me Agron Xhafajn.