MENU
klinika

Analizë

“Gorilla”, dhe a po e ndihmon Rama, Bashën!?

16.10.2018 - 15:56

Nga Ilirjan Blloshmi

Lulzim Basha është në pikën më kritike përsa i përket besueshmërisë si lider i PD-së dhe opozitës në përgjithësi. Lulzim Basha sot për sot bind vetëm deputetët e tij si lider.

Ndërkombëtarët kanë shprehur në rritje mosbesimin ndaj tij. Në këtë pikë ai që po e ndihmon është as më pak e as më shumë, por vetë Edi Rama. Në ka ndonjë politikan që di vlerat e medias ky është Edi Rama.

Si duket marrëveshja e lidhur para zgjedhjeve, po vihet në jetë tani. Rama është mjeshtër në manipulimin e audjencës. Por për të mos dëmtuar as veten, e as Bashën, i ka servirur shqiptarëve, Ballën, Salijanin, Babalen, Alizotin. Por Rama, duke parë vështërsinë që haste Basha, tani u fut në konflikt me mediat online.

Rama-basha-a poe ndihmojne njeri tjetrinkonica.al
Rama-basha-a poe ndihmojne njeri tjetrinkonica.al

Dy ditë pasi Rama bëri lajmërimin për regjistrimin ose në të kundërt do t’ju vërë drynin, 80% e këtyre mediave, filluan sulmin frontal ndaj Ramës. E këtu Rama ka vënë në jetë eksperimentin që David Simons bëri me një grup individësh. Eksperimenti i Simons ishte:

-Ai mori një grup individësh dhe i vendosi përpara një ekrani të madh, duke vendosur dy ekipe të veshura njëri me ngjyrën e bardhë dhe tjetri me ngjyrën e zezë.

Secili nga ekipet kishte një top të tijin dhe qëllimi i njerzëve ishte të numëronin sa herë ekipet ia pasonin topin njëri tjetrit. Pasi mbaroj minutazhi, Simons pyeti individët, se sa herë ekipet kishin pasuar topin me njëri tjetrin, përgjigja ishte e saktë nga ata që e panë.

Pasi dëgjoj përgjigjet. Simons menjëherë pyeti. Kush nga ju pa një gorillë në ekran?

Kjo pyetje i kapi në vështërsi të pranishmit, disa menduan se ai po bënte shaka dhe filluan të qeshnin. Simons i uli edhe një herë në vende të pranishmit dhe i ftoi që ta shihnin videon nga e para por:

Kësaj here mos numëroni pasimet e topit por kini mendjen tek ajo që ndodh dhe kështu të pranishmit vërejtën që në fund të minutës së parë një njeri i veshur si gorillë kalon në mes të ekipeve por ato më parë nuk e kishin parë.

Rama-basha-a poe ndihmojne njeri tjetrinkonica.al
Rama-basha-a poe ndihmojne njeri tjetrinkonica.al

Ky eksperiment ilustron atë që po ndodh saktesisht në shqipëri.

Shqiptarët kanë krijuar një verbëri të pavetëdijshme ndaj politikës. Militantët e PD-së, janë fokusuar në disa detaje që nxjerr PD-ja, në asnjë moment nuk pranojnë debat.

Ata të PS-së, mbrojnë variantin e Taulantit dhe Ramës. Asnjë nuk e shikon “gorillën” që kalon në mes.

“Gorilla” që kalon në mes është as më pak e as më shumë por lojë e dyshes Rama-Basha me shqiptarët. “Gorilla” ka kaluar në mes të vetingut, “Gorilla” ka kaluar në mes të listave që Rama dhe Basha bënë, “Gorilla” është pas firmave që marrin konçesione.

Dikur në foltore të parlamentit dilte Deodor Keko, Gilman Bakalli, E’them Ruka, sot kjo “gorillë” që shqiptarët nuk shohin, na ka bërë peshqesh në parlament, Salijanin, Klevisin, Mul Nokën, Spiropalin, Strekaj, Ndreu, Valentina e dreqi e shejtani.

Shqiptarët, duke u fokusuar në disa detaje humbasin pjesë të rëndësishme të ngjarjes dhe veprimtarisë.

Kjo si pasojë e karakteristikave fizike dhe psikologjike të njeriut dhe trurit të tij. Rama duke u futur në konflikt me mediat, po i bën një nder Lulzim Bashës, e Rama nuk është aq budalla sa mos e kuptojë se po con ujë të kulluar tek Basha.

Ai po e bën me vetëdije të plotë.

Se cfarë ka marrë në këmbim. Atë do e shohim kur Basha të vijë në pushtet. Do e shohim kur Ervin Salijani do bëhet ministër i brenshëm. Nëse do të hapë ndonjë çështje për Ballën, Xhafën apo eksponentë të tjerë të së majtës.

E pas gjithë kësaj shqiptarët përsëri nuk do e shohin “gorillën” këta të PD-së do ti gëzohen pushtetit, ata të PS-së do jenë të zënë kush do jetë kryetari i ri.

Ministrat e sotëm, që do jenë ish ministrat e nesërm do prishim lekët e grabitura. Ata të opozitës së sotme, që do jenë të qeverisë nesër, do fillojnë të vendosin kapital.