MENU
klinika

Detajet

Greqi/ Zjarret masive përfshijnë pyjet e Halkidikisë

25.10.2018 - 09:21

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën Halkidiki në Greqi në orët e para të mëngjesit.

Situata vazhdon të jetë jashtë kontrollit, në një hapësirë rreth 1 km e gjysmë, ndërsa erërat e fuqishme rrezikojnë akoma më tepër drejtimin e flakëve dhe vështirësojnë punën e zjarrfikëses.

Situata është emergjentë në zonën Sithonia Halkidiki si dhe në zonën Sarti, ku nuk ka korrent, ujë dhe nuk funksionojnë celularët. Zjarri gjatë pak orëve ka djegur një pyll të madh pishash dhe afrohet ne zonë të banuar.

Ndërkohë, e gjithë nata ka qenë tepër e vështirë për Selanikun e përreth me disa vatra zjarri, në Neus Epivates, Epanomi, ura Aksiu, ndërsa janë rrezikuar shume banesa dhe fshatin i fëmijëve SOS ne Filiru. Këto vatra janë mundur të shuhen sot në mëngjes.