MENU
klinika

Basketbolli amerikan

Grushte në NBA, Lakers humb në shtëpi

21.10.2018 - 10:36

Një nisje për t’u harruar e Lakers në kampionatin e ri të NBA, teksa sot ka ardhja humbja e dytë në dy ndeshje, për më tepër sot në shtëpi. Lakers humbi ndaj Houston 115-124 në Los Angelos, me James Harden super, autor i 36 pikëve për miqtë, i mbështetur edhe nga Chris Paul me 28 pikë e 10 asiste.

Vetë 24 pikë për LeBron James me 24 pikë, që nuk evitoi dot humbjen. Një sfidë ku nuk mungoi sherri, madje edhe grushtet, me protagonistë Rajan Rondo për Lakers e Chris Paul për Houston.

Pas debateve është Rondo ai që godet me grusht në fytyrë Paul, që reagon dhe në këtë sherr përfshihet edhe Ingram. Të tre këta lojtarë e mbyllin para kohe ndeshjen, por në fushë hyjnë stafet e dy ekipeve për të qetësuar gjakrat.

Portland mori fitoren e dytë, që mundi 121-108 San Antonio, duke e nisur mjaft mirë kampionatin. Tri fitore në tri ndeshje të luajtura për Toronton, skuadra më e mirë për momentin në NBA, me kanadezët që triumfuan 117-113 në fushën e Ëashington (Loëry 28 pikë e 12 asist).

Fiton edhe skuadra e Boston, që mundi 103-101 Neë York në sekondat e fundit falë 24 pikëve e 14 rebaund të Tatum, ndërsa Detroit fitoi 118-116 ndaj Chicago, ndeshje ku u dallua Griffin me 33 pikë e 12 rebaund.