MENU
klinika

Pas marrëveshjes me Serbinë

Hahn: Kosova do njihet edhe nga 5 shtete të BE-së

16.10.2018 - 18:49

Sipas Komisionerit Europian për Zgjerim, Johannes Hahn, Spanja do ta njohë Kosovën kur ajo të ketë një marrëveshje me Serbinë.

“Pozicioni i përbashkët në BE është se kur flasim për Ballkanin, ne ose eksportojmë stabilitet ose nuk importojmë paqëndrueshmëri. Përvoja na tregon se paqja e qëndrueshme dhe stabiliteti në Ballkan mund të arrihen vetëm nga një perspektivë evropiane. Ne publikuam strategjinë tonë për Ballkanin shkurtin e kaluar dhe nga konkluzionet kryesore të tij është se ne do të pranojmë vetëm shtete e reja anëtare nëse ato kanë zgjidhur të gjitha konfliktet dypalëshe me fqinjët e tyre”, ka thënë Hahn për EL Pais.

Më tej, Hahn ka deklaruar se kjo është arseja pse është e nevojshme një marrëveshje ligjore midis Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij është çelës për rajonin.

“Ne duhet ta lehtësojmë dialogun midis dy vendeve. Unë shpresoj se pas kësaj ne jemi në një situatë ku ata nuk e njohin sovranitetin e Kosovës (Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro), pra që të studiojnë marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, dhe të ndërmarrin vendimet e tyre”, ka shtuar Hahn.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Basha takon kryeparlamentarin Veseli

‘Nuk duhet t’i cënoni kufijtë’


“Nuk do largohem nga Serbia siç veproi Assad në Siri”

Vuçiç akuza shërbimeve të huaja inteligjente: Duan të më rrëzojnë, por unë…

Çfarë fshihet pas “lojës politike” të tyre

Serbia midis BE dhe BRICS, Vulin dhe Vuçiç konfuzojnë qytetarët

“Në Kosovë ka një acarim për disa iniciativa të panevojshme”

Gërvalla tregon pse janë ftohur raportet Tiranë-Prishtinë

Pas Serbisë, Gjermania “i vë syrin” edhe Bosnjë-Hercegovinës

Minierat e litiumit mund të hapen në gjithë Ballkanin

Të akuzuar për ndikim mbi dëshmitarët në bashkëpunim me Thaçin

Dalin sot para ‘Speciales’ në Hagë dy zyrtarët kosovarë