MENU
klinika

Veprimet pas rezultateve të referendumit

BE: Kuvendi të miratojë ndryshimet kushtetuese

01.10.2018 - 17:22

Një ditë pas referendumit në Maqedoni, Bashkimi Evropian, përmes komisionerit për zgjerim, Johanes Han dhe përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme të BE-së, Federika Mogerini, porositi se rezultati nga referendumi është shenjë për mbështetje nga qytetarët si për Marrëveshjen e Prespës, ashtu edhe për ardhmërinë evropiane të vendit.

Në mënyrë të qetë dhe demokratike shumica e madhe e atyre të cilët e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre të votës thanë ‘po’ për Marrëveshjen e Prespës për emrin dhe për rrugën evropiane. Parlamenti tani është thirr të vazhdojë me hapat e ardhshëm për implementimin e marrëveshjes për emrin përmes vendimit për miratimin e ndryshimeve kushtetuese”, shkruan në deklaratën e Hanit dhe Mogerinit.

Shumica e diplomatëve në Bruksel janë në linjën e njëjtë me eurokomisionerin dhe përfaqësuesen e lartë Mogerinin, ndërsa pritet që vëmendja e BE-së tani të kthehet ndaj deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë për miratimin e ndryshimeve të nevojshme kushtetuese.

Brukseli, gjithashtu, e pret vlerësimin përfundimtar të OSBE/OHIHR-së për votim, me shpresë se ai ndoshta do të japë përgjigje për pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në votimin për referendi. Diplomatët në Bruksel thonë se i intereson të dinë nëse ka pasur presion ose frikësim që njerëzit të mos dalin të votojnë.

Ndërkohë në raportin paraprak për referendumin, OSBE/ODIHR, një nga organizatat që ka vëzhguar procesin e referendumit, vlerëson se atmosfera ditën e dielë ka qenë kryesisht e qetë dhe demokratike. Kreu i misionit të ODIHR në Shkup, Jan Petersen, theksoi se lista zgjedhore duhet të pastrohet për rezultate më të besueshme. Në Konferencën për shtyp të ODIHR u tha se regjistrimi i popullsisë në vend është nevojë urgjente.

Brukseli paralajmëron po ashtu se Marrëveshja e Prespës përmban afate të caktuara, të cilat duhet të respektohen nga të githa palët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN