MENU
klinika

Duel me dritë

Hapet ekspozita Fokus Award 2018 për fotografinë

13.10.2018 - 14:59

Është hapur në 12 tetor në Fier edicioni i Fokus Award 2018. Kjo ekspozitë mbledh dhe organizon konkursin e përvitshëm me pjesëmarrjen e qindra fotografëve shqiptarë. Këta fotografë vijnë nga trojet por ka gjithashtu edhe shumë fotografë dhe artdashës nga e gjithë bota.

Ndër fotografët që marrin pjesë janë Avin Abassi, Fjolla Besimi, Arben Llapashtica, Agon Nimani, Fahredin Spahija, Ernest Baba, Gent Shkullaku, Jelena Jovetic, Rozafa Shpuza, Enea Verria, Andrea Kiss, Ina Toska, Dali Alili, Serkan Turac dhe fotografë të tjerë janë pjesë e kësaj ekspozite. Pjesëmarrja në këtë ekspozitë është e lirë për këdo dhe pakufizime moshe.

Në të përzgjidhen një numër prej 36 fotografësh të cilët do të ekspozojnë punët e tyre në Galerinë e Arteve të qytetit të Fierit. Kjo përzgjedhje me një kujdes të veçantë është bërë nga bordi kuratoriali ekspozitës.

36 fotografitë e ekspozuara në Fokus Award 2018 do të gjenerojnë pjesëmarrje dhe aktivizëm mbi tematikat dhe përmbajtet për ta drejtuar opinionin publik mbi fenomenet që ndodhin në shoqëri. Për këtë vit e sygjeruar nga Fokus Aëard ësshtë tema ‘’Një duel me dritë’’ që në të vërtetë është një duel me diapazonin e kohës së tanishme, të shkuar dhe të ardhme.


Fotografi Midhat Poturovic nga Bosnja ka marrë çmimin Fokus Award në këtë edicion të nëntë, çmim që kushton 1 mijë dollarë.
Kjo ekspozitë me traditwn e saj 9 vjeçare do të zhvillohet gjitihashtu edhe në Kosovë dhe Maqedoni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN