MENU
klinika

Manastirliu: Shërbim i plotë

Hapet Njësia e Senologjisë në Durrës

12.10.2018 - 20:34

Numri i të prekurve me sëmundje tumoriale është rritur nga viti në vit në Shqipëri. Edhe numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit është në rritje.

Parandalimi i këtyre sëmundjeve në kohë ka sjellë në spitalin rajonal të Durrësit, Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manasterliu e cila inauguroi njësinë më të re të Senologjisë, që ofron shërbimin e plotë për trajtimin e kancerit të gjirit nga femrat e prekura, e shoqëruar nga ekipi i mjekëve të QSUT dhe deputetet e zonës.

Në spitalin rajonal të Durrësit ofrohet shërbimi i plotë për sëmundjet e gjirit, duke filluar nga diagnostikimi, vendosja e diagnozës, shërbimi kirurgjikal, trajtimi dhe kujdesi paliativ.

“Ngritja e Njësisë së Senologjisë në spitalin e Durrësit, e para në një spital rajonal (pas QSUT) mundëson ofrimin e të gjithë ciklit të shërbimeve, 360 gradë, brenda këtij spitali, duke ofruar për herë të parë shërbimin e plotë afër vendbanimit për të gjithë qarkun e Durrësit, në mënyrë që gratë me kancer gjiri të mos kenë nevojë t’i drejtohen QSUT qoftë për konfirmimin e diagnozës apo për trajtimin e mëtejshëm të saj”, tha Manastirliu.

Ogerta Manastirliu
Ogerta Manastirliu

Njësia e re u mundësua falë investimeve në pajisje mjekësore, por edhe kualifikimit të ekipit të mjekëve të spitalit të Durrësit për ofrimin e shërbimit të plotë për sëmundjet e gjirit.

Ky shërbim i integruar është me rëndësi pasi jo vetëm shmang sorollatjet e pacientëve por edhe adreson më shpejt problematikat, pasi i gjithë cikli i shërbimit do të ofrohet brenda kësaj Njësie të re, e para pas QSUT-së, e cila mbetet një qendër reference për të gjithë vendin.

Inagurimi i Njësisë së re të Senologjisë vjen në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, kur shërbimi për diagnostikimin e hershëm të sëmundjes po ofrohet me orar të zgjatur, për t’ju dhënë mundësi sa më shumë grave të kryejnë ekzaminimin e gjirit në Tiranë dhe në 9 spitale rajonale. Së bashku dhe me 2 mamografët e lëvizshëm shërbimi po ofrohet nga veriu në jug të vendit, duke e dyfishuar numrin e mamografive të kryera në rang kombëtar.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin