MENU
klinika

Fluksi potencial i azilkërkuesve

Haradinaj: Bie shifra e azilkërkuesve nga Kosova

08.10.2018 - 18:46

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me Nivelin e Lartë për Sundimin e Ligjit, ka thënë se shifrat e azilkërkuesve kanë rënë ndjeshëm.

Haradinaj ka thënë se lufta për një shtet të bazuar në ligj dhe drejtësi është e vazhdueshme dhe sipas tij, pavarësisht sfidave nuk do të ndalet.

Kemi filluar ditën sot, me takimin e Nivelit të Lartë të Sundimit të Ligjit, që është edhe prioriteti i parë i agjendës sonë shtetërore. Puna intensive dhe mobilizimi i të gjithë akterëve të sistemit të drejtësisë në përshpejtimin e zgjidhjes së rasteve të shënjestruara dhe migrimit ilegal ishin fokus i diskutimit tonë. Rezultatet në ndalimin e fluksit potencial të migrimit ilegal janë evidente dhe shifrat e azilkërkuesve kanë rënë drastikisht”, ka thënë Haradinaj.

Ai shtoi se Qeveria është e përkushtuar dhe në mbështetje të plotë për ta rritur efikasitetin në rend dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, përfshirë zbatimin e politikave migruese sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

Kujtojmë se në periudhën nëntor 2014-mars 2015 nga Kosova kanë ikur mbi 50 mijë persona, si pasojë e fluksit të largimin nga vendi në vendet evropiane. /Konica.al