MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Haradinaj: Çështja e kufirit ka marrë fund

09.10.2018 - 16:49

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, iu është kundërpërgjigjur presidentit Hashim Thaçi, i cili dje ky i fundit ka ftuar për korrigjimin e deklaratave dhe e ka “kërcënuar” me rrëzim të qeverisë, duke thënë se çështja e korrigjimit të kufirit ka vdekur.

Qeveria maqedonase ka filluar procedurën drejt ndryshimeve kushtetuese, të cilat tashmë kanë arritur në Kuvend, mirëpo krahas fillimit të procedurës për ndryshime kushtetuese, dy e treta e shumicës së deputete që është e nevojshme për ndryshim është e pasigurt gjë që pritet vendi të shkoj në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kosova është duke përmbushur kriteret për anëtarësim në Bashkim Evropian, por edhe po e përshpejton këtë proces. Kështu është shprehur ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë takimit të Komitetit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, duke shtuar se procesi i integrimit evropian mbetet prioriteti i Qeverisë.

Në Serbi, katër persona janë arrestuar për shkak të sulmit ndaj dy shqiptarëve që ndodhi në qytetin serb të Novi Sadit mes natës së ditës së shtunë dhe të diel. Dy shqiptarë të Kosovës u sulmuan brutalisht dhe njëri nga ta kishte pësuar lëndime të rënda në kokë, sulmi ka ndodhur pasi grupi i serbëve i ka dëgjuar këta dy teksa flisnin shqip.

Greqia dhe Maqedonia kanë themeluar Komitetin e përbashkët të ekspertëve për çështjet historike, arkeologjike dhe arsimore. Ky Komitet është dal nga Marrëveshja e Prespës që është nënshkruar në muajin qershor të këtij viti. /Konica.al/