Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, iu është kundërpërgjigjur presidentit Hashim Thaçi, i cili dje ky i fundit ka ftuar për korrigjimin e deklaratave.
Haradinaj gjatë një konference për media, ka mohuar se deklaratat e kohëve të fundit kanë karakter personal mes tij dhe Presidentit Thaçi.
“Unë nuk e kam me të. E kam me temat. E dini se çka kemi vuajtur për demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se ata që e rrëzojnë njëmend qeverinë nuk flasin, vetëm e bëjnë këtë.
“Kush e ka nijet me e rrëzu Qeverinë nuk flet. Çështja e korrigjimit të kufirit ka vdekur. E vetmja mënyrë me e mbajt gjallë është përmes ndonjë skenari të dhunës”, është shprehur ai.
Kujtojmë se dje, Presidenti Thaçi në një konferencë për media i është kundërpërgjigjur Kryeministrit Haradinaj pas komenteve për idenë e ndryshimit të kufijve me Serbinë, duke e “kërcënuar” me rrëzim të qeverisë. /Konica.al/