MENU
klinika

Konflikti Kosovë-Serbi

Haradinaj: Kush kërkon ndryshim kufijsh, është i paguar

16.10.2018 - 18:54

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur sot sërish për çështjen e korrigjimit të kufijve me Serbinë por dhe një sërë çështjesh të tjera të nxehta të aktualitetit.

Në forumin e hapur në UET, Haradinaj tha se ata që mbrojnë idenë e korrigjimit të kufijve kanë axhenda të caktuara dhe të paguara.

E kam marrë punën mbi një parim nuk do merrem me pararendësit e mi. Në Washington e dinë se jemi të vendosur që do të arrijmë synimin tonë. Kemi mbështetjen dhe respektin e Amerikës.
Vetëm kur të përmbyllim shtetbërjen e plotë të Kosovës do të mendojmë se çfarë do të bëhet me kombin shqiptar do të vazhdojmë të jetojmë të ndarë apo të bashkuar.

Që me mbarimin e luftës kufiri i Kosovës është fiksuar në atë që është sot duke krijuar një brez sigurie në të dy anët 25 kilometra dhe ky diskutim na kthen ne para vitit ‘99.  Njerëzit që mbrojnë idenë e korigjimit të kufijve kanë axhenda të caktuara dhe të paguara dhe ne e dimë se kush janë e kush i paguan dhe mua më vjen keq për ata që janë kyçur në këtë ide. Agresorët që kanë bërë krime në Kosovë duke dhunuar 20 mijë gra sot na kërkojnë të tjera”, deklaroi Haradinaj.

Lidhur me mosmarrëveshjet me presidentin për të hapur si temë kufijtë në bisedimet Kosovë-Serbi, Haradinaj tha se Thaçi është President me mandat parlamenti po nuk ka marrë mandat të qytetarëve të Kosovës për të biseduar mbi kufijtë e shtetit.

“Nuk mund të bëhen eksperimente për gjënë më të shtrenjtë për të cilën shqiptarët e Kosovës ndër breza kanë dhënë jetën”, theksoi kryeministri i Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN