MENU
klinika

Muzika e Dhomës

Harqet e Durrësit marrin çmimin “Skënderbeu”

30.10.2018 - 14:49

Nga 22-25 tetor u organizua në Elbasan u zhvillua edicioni i tretë i Festivalit të Orkestrave të harqeve ku morën pjesë 5 formacione të plota si dhe grupe të ndryshme, interpretë të muzikës së dhomës nga e gjithë Shqipëria orkestra e Durrësit merr çmimin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Elbasani mori çmim të dytë në këtë festival, instrumentistët Martin Kushi dhe Igert Zeqiri u vlerësuan për një nivel të lartë artistik.

E veçantë e këtij eventi ishte edhe pjesa e P.I. Çajkovskit me të katër kohët e saj. Për herë të parë shprehet Petrika Afezolli kjo vepër është mbajtur në vitin 1989 në vendin tonë.  Nga shumë artistë kjo nismë është e rëndësishme për të forcuar vlerat muzikore dhe për t’u khyer në traditë vjetore për Elbasanin.

Kurse Drejtori i festivalit, Blerim Narazani e vlerësoi këtë festival si një sukses të madh dhe ndihej i gëzuar për këtë event kur kultura ka një kohë të gjatë që kalon në krizë dhe instrumentistët vijnë duke u pakësuar.

Ajo u soll si pjesë nga orkestra e Durresit me 18 instrumentistë në teatrin ‘’Skampa’’. Për një nivel të lartë artistik të këtij grupi instrumentistësh juria e Elbasanit i akordoi edhe titullin ‘’Gjergj Kastriot Skënderbeu’’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN