MENU
klinika

Maya Bay nuk hapet

Harrojeni mrekullinë tajlandeze për pushime!

02.10.2018 - 22:13

Nëse kishit bërë plane të pushonit në plazhin më të famshëm në Tajlandë dhe një ndër më të bukurit në botë, hiqeni nga lista edhe për disa kohë.

Autoritetet tajlandeze morën vendimin që “Maya Bay”, i cili ndodhet në ishullin Phi Phi Leh, të qëndrojë i mbyllur për një kohë të pacaktuar.

I bërë i famshëm nga “The Beach”, një film i vitit 2000 me Leonardo DiCaprio, “Maya Bay” ka qenë i paarritshëm që nga 1 qershori, si pjesë e atij që pritej të ishte një program katërmujor rimëkëmbjeje, që synonte të ndihmonte koralet e dëmtuara të zonës. Por, zyrtarët thonë tani se ekosistemi detar do më shumë kohë që të rimëkëmbet.

Pjesë e një parku kombëtar tajlandez, “Maya Bay” është një atraksion i madh turistik, falë edhe suksesit të “The Beach”, që është filmuar atje.