MENU
klinika

Letërsia shqiptare

Helena Kadare midis shumë gëzimeve

08.10.2018 - 20:54

Në vizitën dy ditore 7 dhe 8 tetor shkrimtarja Helana Kadare ka pasur shumë supriza dhe takime. Sot në Prishtinë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar shkrimtaren e njohur Elena Kadare, bashkëshorten e Ismail Kadaresë, me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin që ka dhënë shkrimtarja për letërsinë shqipe.

“Sa herë që vij në Kosovë, vërej përparim dhe i gëzohem për çdo të arritur të Kosovës”, ka thënë shkrimtarja Kadare. Ajo e ka falenderuar presidentin Thaçi për dekoratën për nder të saj.

“E dekorova shkrimtaren e njohur Elena Kadare për kontributin e saj autentik në pasurimin e letërsisë shqipe. Tek Elena Kadare, në kujtimet dhe publicistiken e saj, vend të veçantë zë edhe dashuria ndaj Kosovës”, u shpreh presidenti Thaçi për mediat kosovare.

kolana e librave

Gjithashtu zonja Kadare u takua me kryeministrin Ramush Haradinaj, ku u nderua me Hartën e Artë të Kosovës.
Autore letrare e shtatë vëllimeve në veprat e saj shprehet për ëndërrimet vajzërore, përjetimet e të qenit nënë e bashkëshorte. Gjithashtu ajo është një përkthyese cilësore e disa veprave të autorëve të njohur francezë.

“Elena dhe Ismail Kadare na kanë ndihmuar të jemi ata që jemi sot” shprehet kryemnistri i Kosovës i gëzuar.

“Një meritë e posaçme për Helenën, Ismailin dhe një falënderim i posaçëm i gjithë shqiptarëve kudo që janë, është se iu kanë ndihmuar shumë popujve të tjerë të botës që të dinë për ne dhe ta dinë kush jemi”, tha Kryeministri Haradinaj për mediat kosovare.

Nga ana e saj shkrimtarja Helena Kadare u shpreh shumë e emocionuar për nderin që i bëri Kryeministri Haradinaj. Ajo u shpreh se është pak të thuhet që është e nderuar, Kosova për të është një gjë e veçantë gjithmonë dhe çdo ardhje këtu, është një gëzim i veçantë që nuk mund të përshkruhet me fjalë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN