MENU

Detajet

Hera e fundit që ndryshohet ora?

28.10.2018 - 13:21

Këtë të dielë akrepat e orës u kthyen pas në Europë, por kjo mund të jetë e fundit herë që ndodh.

Në orën 3 të mëngjesit të së dielës ndodhi ndryshimi, që u jep europianëve një orë më shumë gjumë në mëngjes dhe pak dritë dielli më shumë po ashtu.

Bashkimi Europian, ndërkohë, ka marrë në konsideratë dhënien fund të praktikës, pasi rreth 4 milionë qytetarë votuan kundër procedurës në një peticion “online”. Tani, çdo shtet do të pyetet nëse do të zgjedhë të përdorë të njëjtën orë gjatë të gjithë vitit. Nëse mekanizmi do të ecë siç duhet, atëherë ndryshimi mund të hyjë në fuqi pas një viti.

Ndryshimi i orës fillimisht kishte si qëllim shpëtimin e energjisë përmes garantimit të më shumë drite gjatë mëngjeseve të dimrit, por diskutimet e kohëve të fundit janë fokusuar përreth sigurisë dhe rreziqeve të ngarjes së makinave në errësirë.

Kritikët e ndryshimit të orës thonë se, ajo shkakton probleme me gjumin dhe është jo e shëndetshme. Ndërkohë, Maroku vendosi javën e shkuar të heqë dorë nga ndryshimi i orës, vetëm dy ditë para se kjo të ndodhte.