Hetimet në nivelet më të larta të shtetit, për korrupsion do të nisin në 2019-ën.
Ky është afati i parashikuar për nisjen e funksionimit të Byrosë së Hetimit dhe SPAK.
Në buxhetin e vitit 2019 është parashikuar një fond prej 500 milionë lekësh ku përfshihen dhe KLGJ e KLP.
Po ashtu në total për të gjithë institucionet e drejtësisë fondi shkon në 2.55 miliardë lekë.
Megjithatë drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë që kanë nisur të funksionojnë, nuk janë të kënaqur.
Në draftin që do të kalojë për votim në qeveri thuhet se institucionet kanë kërkuar 2 miliardë lekë shtesë.
Shuma kërkohet për shtim të personelit me 419 punonjës, kryesisht staf mbështetetës.
Po ashtu 500 milionë lekë janë kërkuar dhe për realizimin e vettingut në policinë e shtetit.
Sa i përket magjistratëve të rinj kosto shkon në 1 miliardë lekë.
Për ti hapur rrugën diskutimit të projektit për vitin e ardhshëm parlamenti ka miratuar tashmë buxhetin faktik për vitin 2017.
Më parë KLSH akuzoi se nuk ishte treguar realiteti përsa i përket shpenzimeve por Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka prezantuar realizimet për këtë vit.
“2017 ishte viti i parë elektoral parlamentar që shënoi uljen e borxhit publik, ulje të defiçitit dhe balancë primare pozitive.”
Buxheti faktik 2017 u miratua në parlament vetëm me votat e mazhorancës.