MENU
klinika

Vetëm për të sëmurët kronikë

“Hileja” me barnat falas për të pasiguruarit

10.10.2018 - 09:45

Një nga nismat më të bujshme në kuadrin e premtimit për shëndetësi falas ishte ofrimi i barnave me rimbursim për personat e pasiguruar. Por, kjo masë, duket se nuk është shpjeguar siç duhet.

Mjekët e familjes dëshmojnë se barnat falas nuk janë për të gjithë, por vetëm për të sëmurët kronikë.

“Kjo është një nismë pozitive dhe që realisht ka ndihmuar shumë njerëz në nevojë. Por duhet të kemi parasysh se rimbursimi i medikamenteve është për personat e pasiguruar dhe të sëmurë kronikë. Të gjithë këta persona përfitojnë si vizitat ashtu edhe medikamentet falas,” shprehen ata.

Personat me sëmundje kronike dhe të pasiguruar që përfitojnë nga rimbursimi i medikamenteve janë kryesisht, të sëmurë kronikë nga zemra, hipertensioni apo edhe të sëmurët me tuberkuloz.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Sipas qeverisë, nga nisma për ofrimin e barnave falas për të pasiguruarit përfitojnë rreth 600 mijë shqiptarë.

Vlera totale e rimbursimit të barnave për vitin 2017 ishte 10.4 miliardë lekë. Sipas kësaj të dhëne, rreth 400 milionë lekë gjatë vitit që shkoi janë përdorur për rimbursimin e medikamenteve për personat e pasiguruar, një shtesë kjo që është mbuluar nga vetë shpenzimet e Fondit, pasi buxheti fillestar për medikamentet në 2017 ishte rreth 10 miliardë lekë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN